spot_img
HomeKuzhinëSupë me perime dhe fileto pule

Supë me perime dhe fileto pule

spot_img
Filetoja e pulës do ta bëjë më joshëse këtë supë ndërkohë që perimet do t’ju japin vlerat ushqyese aq të nevojshme për organizmin tuaj. Ndiqni hap pas hapi mënyrën sesi përgatitet dhe shijojeni!
Përbërësit

1 lugë gjelle gjalpë

filetë pule

qepë (e grirë imët)

spec jeshil

spec i kuq

patate (të prerë kubikë)

1 gotë ujë

koncentrat pule (Avecream “Gallina Blanca”)

vezë (të rrahura)

1 lugë gjelle miell

Përgatitja
Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.
Shtoni ujin dhe më pas tabletat “Gallina Blanca”. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.
Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati! /shije.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme