spot_img
HomeKuzhinëSupë me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër

Supë me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër

spot_img

Në këtë pjesë të programit tonë “Kuzhina turke” do t’ju përcjellim një nga shijet e veçanta nga kuzhina e pasur turke. Këtë javë do të ndajmë bashkë recetën e “supës me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër”. Ne e quajmë supë, por kjo gjellë është aq e kënaqshme dhe ushqyese sa që mund të konsumohet si një vakt më vete. Supa me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër, që janë një burim i proteinave, është një gjellë e shijshme dhe është e lehtë për të gatuar.

Para se të kalojmë në gatimin e supës t’i numërojmë fillimisht përbërësit e nevojshëm:

  • 1 gotë uji thjerrëza të gjelbra
  • gjysmë gote uji makarona shtëpie (me vezë)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 4 gota ujë
  • 1 gotë uji lëng mishi apo pule
  • 4-5 gota ujë
  • gjysmë kokrre qepë
  • pak nenexhik të tharë
  • pak kripë
  • pak piper të kuq
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh

Tani të kalojmë në gatimin e gjellës: Fillimisht i lajmë mirë thjerrëzat e gjelbra dhe i ziejmë për 5-6 minuta. Pasi të jenë zier e kullojmë ujin. Qepën e grijmë në kube të vogla dhe e kaurdisim në gjalpë. Pastaj shtojmë salcën e domateve dhe vazhdojmë ta kaurdisim harxhin edhe për 2-3 minuta. Më pas shtojmë thjerrëzat e gjelbra që i kemi zier dhe i kaurdisim të gjitha së bashku edhe për disa minuta. Këtij harxhi i shtojmë gradualisht lëngun e pulës dhe ujin dhe pasi ta shtojmë kripën dhe erëzat tjera e lëmë të zihet. Së fundmi pasi të jenë zier thjerrëzat i shtojmë makaronat. Nëse nuk gjeni makarona shtëpie mund të përdorni makarona të paketuara, por ju rekomandojmë t’i përdorni makaronat e vogla që ziejnë shpejtë. Pasi të zihen makaronat supa është gati. Nëse dëshironi gjatë shërbimit sipër mund të hidhni pak nenexhik të kaurdisur në gjalpë. Ju bëftë mirë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme