Search

Studim: Gratë përballen me kërcënim më të madh nga automatizimi i punës sesa burrat

90

Gratë në sektorin ekonomik janë më të prekshmet sesa burrat për të humbur punën e tyre nga zhvillimi i teknologjisë, sipas një studimi të publikuar nga Instituti për Studimin e Politikave të Grave.

Një ndër pozicionet me më shumë se 90 për qind për t’u bërë i automatizuar ishin asistentet administrative, nëpunësi i zyrës, llogaritari dhe arkëtari, të gjitha këto fusha të dominuara nga gratë.

“Ne tashmë jemi duke parë se disa nga këto punë do të zëvendësohen me kompjuterë“, tha Chandra Childers, drejtorja e studimit dhe një studiuese e lartë në IWPR.

Duke u bazuar në të dhënat e Byrosë së Statistikave të Punës dhe hulumtimit e cila shqyrton mundësinë e automatizimit duke u bazuar në teknologjinë aktuale, autorët zbuluan se 58 për qind e punëtorëve që rrezikojnë ta humbin punën janë gra.

Për çdo shtatë burra në profesione me një mundësi prej 90 për qind të automatizimit, janë 10 gra.

Hulumtuesit vunë në dukje se gratë të cilat punojnë në pozita të ndryshme kanë më shumë mundësi të automatizohen, ato gjithashtu dominojnë edhe në ato profesione që janë në rrezik më të ulët të automatizimit, që janë kujdesi ndaj fëmijëve dhe infermieria.

Këto pozita të kujdesit priren të paguhen nga 20,000 deri 25,000 dollarë, një pagë vjetore nën kufirin e varfërisë për një familje prej katër anëtarësh dhe shumë më pak se pagat e pozitave të dominuara nga meshkujt që nuk janë në rrezik nga automatizimi, duke përfshirë qeveritarët dhe ligjvënësit.

“Ne kemi nevojë për të përmirësuar cilësinë e vendeve të punës së kujdesit,” tha Childers.

Byroja e Statistikave të Punës parashikon një rritje të vendeve të punës prej 7 për qind deri në vitin 2026 dhe mund të krijohen vende të reja pune për gratë, tha Childers.

Një zgjidhje tjetër potenciale për gratë në pozitat në rrezik do të ishte trajnimi për pozita me paga më të larta.

Por për gratë në moshë të cilat kanë punuar me dekada në karrierën e tyre, ndërtimi i aftësive mund të jetë një sfidë.

Duke u kujdesur për fëmijët apo prindërit e moshuar, punët që bien në mënyrë të pabarabartë mbi supet e grave, nuk lënë shumë kohë për t’u trajnuar, tha Childers.

“Nëse njerëzit mësohen me teknologjinë, shpejtësia do të rritet”, tha ajo, duke vënë në dukje se konsumatorët fillimisht ishin të kujdesshëm ndaj makinave të vetkorntrolluara, por tani ato i përdorin rregullisht. /tesheshi.com/ Gazeta Bujku




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *