spot_img
HomeBUJKUStoria e suksesit e fermerës Fahrije Kelmendit

Storia e suksesit e fermerës Fahrije Kelmendit

spot_img

Fahrije Kelmendi lindi në vitin 1967 në Koshtovë, gjatë një kohe që ishte e vështirë për të jetuar dhe për të pasur sukses në Kosovë. Më vonë ajo u martua në Lipë, Zvecan dhe pati dy fëmijë. Jeta martesore nuk ishte e lehtë për të financiarisht. Jeta në Kosovë para dhe pas luftës ishte e vështirë posaçërisht për njerëzit që jetonin në zona rurale dhe që përpiqëshin të mbështisnin familjet e tyre me punë bujqësore. Fahrija u përpoq të bënte të pamundurën që të ndihmonte në mbështetjen e familjes së saj, deri në vitin 2019 kur vendosi të aplikojë në IADK për një grant për të fituar një serë. Pasi shqyrtoi kërkesën e saj, IADK vendosi që ajo të plotësonte kriteret që ishin të nevojshme për të fituar grantin.

Që nga fitimi i serrës nga IADK dhe marrja e ndihmës adekuate përmes të gjitha hapave nga specialistët e IADK, zonja Fahrije ka arritur të kultivojë dhe të rris sallatë të gjelbër dhe spinaq, dhe ta shesë në tregje, ferma dhe biznese dhe të ndihmojë familjen e saj që të krijojë të ardhura.

Fahrija është përfituese e projektit “Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë”, projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), implementuar nga IADK dhe DRC.

“Tani, duke pasur serrën dhe këshillat praktike, unë kam mundësinë te rris biznesin, te jem me e qëndrueshme ne treg dhe të kultivoj perime të ndryshme. Tani jam mjaft e qëndrueshme, familja ime po jeton në gjendje më të mirë dhe jam bërë më e pavarur, falë mbështetjes së marrë nga ky projekt ”tha zonja Kelmendi.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme