spot_img
HomeKuzhinëSpeca të mbushur

Speca të mbushur

spot_img

Një prej ushqimeve apo gatimeve tradicionale të preferuara janë edhe specat e mbushur.

Ky specialitet  shërbehet shumë në tryezat e familjeve kosovare dhe është pjese e pandashme e menysë në ngjarje të ndryshëm familjare siç janë : dasmat, bajramet etj.

Për përgatitjen e specave të mbushura:

1 kg speca

0.7 kg mish të bluar

2 qepë

4 – 5 domate

1 gotë  oriz

2 dl vaj

2 lugë  kripë

Biber te kuq

Biber te zi

Përgatitja:

Qepëve të skuqura në vaj ua shtojmë biberin e kuq, mishin, orizin, kripën dhe biberin e zi. Pastaj i mbushim specat, i rreshtojmë  në tavë dhe sipëri ua hedhim domatet e prera imët, krip ose vegët, një  gotë vaj, një gotë ujë dhe e fusim tavën në furrë te nxehtë. Specat i pjekim për afër një orë e gjysmë .  Gjate pjekjes specat i rrotullojmë një nga një dhe i kthejmë  prape ne furrë gjer sa të skuqen nga ana tjetër. Specat e mbushur me mish zakonisht servohen me tarator, turshi dhe kos.

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme