spot_img
HomeLAJMET E FUNDITSmoothie me gjalpë kikiriku për mëngjes

Smoothie me gjalpë kikiriku për mëngjes

spot_img

Një pije e shëndetshme për ta nisur mëngjesin është fantastike.

Një nga smoothie-t më të shijshëm është ai me gjalpë kikirikësh. E Shëndetshme, e shijshme dhe ju mbush me energji.

Përbërësit për dy persona

1 banane
1 e 1/2 e gotës me volum 240 ml qumësht
2 lugë çaji mjaltë
2 lugë çaji gjalpë kikiriku
3 lugë gjelle tërshërë
1/2 lugë çaji tumerik
1/2 lugë çaji kanellë
1/3 kupë kuba akulli
Pak fara susami të zi për t’i shtuar sipër

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit në një blender, përveç farave të susamit dhe bluani për pak minuta (2-3 min). Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi.
Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm!

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme