spot_img
HomeLAJMET E FUNDITSmoothie kundër ftohjes

Smoothie kundër ftohjes

spot_img

Fëmijët mesatarisht ftohen 6-8 herë për stinë dhe të rriturit, 2-4 herë. Prandaj, mësoni për efektet çliruese të smoothies që kanë ndaj të ftohtit.

Smoothies dhe aktivitet fizik

Niveli i lartë i vitaminave që përmban një smoothie përkthehet në ‘shtimin e energjisë’. Energji më e lartë do të thotë një aftësi më e madhe për t’u ushtruar dhe kjo nënkupton më pak ftohje. Ushtrimet e zakonshme aktivizojnë në mënyrë të menjëhershme sistemin imunitar. Falë tyre numri dhe agresiviteti i qelizave imunitare rriten nga 50% deri në 300%. Gratë që ecin gjysmë ore çdo ditë gjatë një viti janë dyfish më të mbrojtura nga i ftohti krahasuar me ato që bëjnë jetë sedentare.

Smoothie që lufton ftohjen

Përbërësit:

1 banane

1 gotë boronica (të freskëta ose të ngrira)

2-3 gjethe lakër jeshile me kërcell

½ gotë lëng perimesh (gjethe brokoli, lulelakër ose lakër siaps dëshirës)

Këto janë përbërësit që duhet të kaloni në frulator për të përftuar lëngun e shëndetshëm.

Përgatiti: Anila Kalleshi – Dietologe dhe nutcionicste

Gazeta Bujk e boton me leje të autores https://www.facebook.com/AnilaKalleshi/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme