spot_img
HomeBUJKUSmajl Latifi takon ambasadorët e lartë të jashtëm dhe përfaqësuesit e prodhuesve...

Smajl Latifi takon ambasadorët e lartë të jashtëm dhe përfaqësuesit e prodhuesve vendor

spot_img

Kryetari Smajl Latifi pret në takim ambasadorët e shteteve të jashtme dhe me përfaqësues nga klubi i Prodhuesve të Kosovës. Ata kanë vizituar kompaninë “BIO-PAK” e cila ka përfituar investim nga BE.

Lexoni postimin e tij të plotë në lidhje me këtë takim:

Sot i shoqëruar nga znj.Natalya Apostolova Shefja e zyrës së BE-së/ përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, ambasadori austriak z.Gernot Pflander, ambasadori francez z.Didier Chabert, ambasadorja Chryoussula Aliferi shefja e Zyrës ndërlidhëse greke, përfaqësues nga Presidenca e BE-së, përfaqësues nga klubi i prodhuesve të Kosovës, biznesmenë nga Komuna jonë, kisha kënaqësinë të vizitoj kompaninë BIO-PAK, e cila ka përfituar investim nga BE me vlerë 474,640.55€!

Falënderova përfaqësuesit e BE-së për këtë investim që dëshmon edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm që kompanitë prodhuese të Rahovecit kanë për të arritur standardet më të larta në treg.

Në këtë frymë, edhe ne si komunë, në vazhdimësi dhe me kapacitete maksimale jemi pranë prodhuesve dhe bujqve të Rahovecit, me qëllim që bashkë, të mbajmë cilësinë e lartë të rrushit, verës dhe prodhimeve tjera tona!

Jam i bindur se storie të tilla suksesi, që do të kenë vëmendjen dhe investimet e institucioneve evropiane por edhe investitorëve të jashtëm privatë, do të ketë vazhdimisht në komunën tonë. /Fermerët/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme