spot_img
HomeKËSHILLASi të përgatisim marmelatë nga dredhëzat?

Si të përgatisim marmelatë nga dredhëzat?

spot_img

Ka kohë që ka filluar vjelja e dredhëzave të freskëta vendore, edhe përkundër të ftohtit dhe ngricave të prillit, fermerët vendor kanë filluar me vjeljen dhe shitjen e tyre.

Përveç shijes, luleshtrydhet janë fruta me pak kalori, me aromë të pakrahasueshme dhe shumë të dobishme për organizmin.

Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo.

Keni dëshirë ta shijoni edhe marmelatën nga dredhëza, atëherë ndiqeni këta hapa:

1kg dredhëza , 1kg sheqer, 40 g  limontoz

Në enën ku do të zihet marmelata vendosen një rend dredhëza një rend sheqer.

(1kg dredhëza :1kg sheqer ose proporcioni 1:1).

Dhe kështu me radhë renditën derisa të harxhohen dredhëzat dhe lihen tërë natën.

Në mëngjes vihen mbi shporet dhe vazhdimisht përzihen që të mos ngjiten në enë. Këto zihen derisa shihet fundi i enës . Gjysme ore para se te hiqet nga zjarri pandërprerë behet përzërja e marmelatës  Në 5kg marmelatë i qitet 10g limontoz (20kg marmelatë :40g limontoz). Kur të zihet masa e nxehtë vendoset në kavanoza dhe veprohet njëjtë sikurse përgatitja e pekmezit.

Marmelatë nga dredhëza

2 Kg dredhëza, 1 kg sheqer

Dredhëzat pastrohen mire, kullohen dhe behet ndrydhja e tyre me një luge druri, vendosen ne një rrjetë 10 minuta deri sa te lirojnë ujin e mandej vendosen ne një tenxhere dhe zihen ne zjarr te fuqishëm duke e përzier vazhdimisht deri sa te trashet.

Për ta vërtetuar se a është zier marmelata e marrim pjate porcelani dhe e qet një luge marmelate te nxehte. Kur  të ftohet (vihet ne frigorifer qe te ftohet me shpejt),   nëse marmelata nuk shkapërderdhet atëherë është e gatshme te konservohet.

Marmelata e nxehtë derdhet në kavanoza të nxehtë

Marmelata e Dredhëzës (me pektin)

6 kg Dredhëza, 3.5 kg sheqer, 30g  acid citrik (limontoz), 100g Pektine

Qesim në enën për zierjen e marmelatës  6kg dredhëz dhe fillojmë me zierje. Matim  3,5 kg sheqer dhe pasi të kalon përafërsisht 10 minuta nga momenti i përzierjes ja hedhim 3,3 kg sepse 200gr i ndajmë sheqeri i përgjithshëm për përzierje me pektinë. Shtojmë  100 gr pektinë e cila duhet të tretet në mikserë mirë në 1litër ujë të nxehtë duke pasur kujdes që mos të mbesin grimca të pektinës. Para përfundimit te procesit te zierjes se marmelatës hedhim pektinën .Pastaj edhe acidin citrik( limontoz)  i cili është tretur ne  ujë. Pasi të vlon edhe pak,  i qesim në enë ( kavanoza), i kthejmë me kapak teposhtë, ku qëndrojnë 5 min, pastaj i vendosim në pasterizator 20 minuta, pasi të largojmë nga pasterizatori qëndrojnë pak që të ftohen dhe pastaj vendosen në ujë të ftohtë dhe përfundon procesi i përpunimit. /iadk.org

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme