spot_img
HomeKËSHILLASi të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë nitratesh

Si të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë nitratesh

spot_img

Ish-ministri i Bujqësisë në Shqipëri, Edmond Panariti, ka treguar një mënyrë se si të dalloni nëse bostani (shalqiri) ka përmbajtje të lartë nitratesh.

Panariti përmes një postimi në Facebook, ka treguar me detaje si të kryeni provën e sigurisë, para konsumimit të tij.

“Merrni fatin në dorën tuaj! Bëjini vete analizat e ushqimit në shtëpi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi pjepër). A mundet që të ketë teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që këto mbetje kimike, krijojnë per shëndetin? Me shumë mundësi që po!”, ka shkruar Panariti.

“Kjo sepse të dhënat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara. Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” një tip “kanoçeje” të cilën ata që kanë mundësi e blejnë online në Ebay apo Amazon! Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, është plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja! Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundësi të blejnë aparatura “online”, prandaj po ju tregoj se si mundet t’i zbuloni nitratet të shalqiri, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!”, ka thënë Panariti.

“Ja se si? Merrni një copë tuli shalqiri pa fara dhe futeni në një tas me ujë. Lëreni per 10 minuta! Nëse uji ngjyroset ne rozë atëherë shalqiri ka nivele të larta nitratesh. Nëse uji mbetet pa ngjyre, shalqiri është ne rregull. Po kështu, nëse copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqiri është ok…. Edhe njëherë këto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zëvendësojnë analizat zyrtare, por është më mirë se te rrish duarkryq dhe te ankohesh”, ka shkruar ai. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme