spot_img
HomeBUJKUSi të bëheni bletar?

Si të bëheni bletar?

spot_img

Bletaria është degë e bujqësisë e që hyn ne grupin e blegtorisë. Bletaria është lëmi specifike ku bletari nuk e ka të domosdoshme të ketë prona të veta të tokës bujqësore pasi që ato mund të vendosën në vende të ndryshme. Personi i cili merret me kultivimin e bletëve e quajmë bletar, ndërkaq vendin ku i kultivojmë bletët e quajmë parku i bletëve apo bletishtë.

Bletaria ka dy kategori bletimi e ato janë: Bletaria urbane, ku bletarët i kultivojnë bletët në vendet e banuara – urbane, e bletët i shfrytëzojnë për kullosë parqet e qyteteve, kopshtet e ndryshme të shtëpive dhe drunjtë dekorues të qyteteve siç janë: bliri, gështenjat, akaciet e ndryshme si dhe drunjtë të tjerë.

Bletimi urban, dita ditës, po merr hov më të madh për shkak se njerëzit janë të dashuruar në bletë, për shkak të mundësive të kufizuara ato i kultivojnë nëpër qytete. Vetëm qyteti i Londrës llogaritet se ka mbi 8000 zgjoje bletësh, të cilat janë të vendosura nëpër parqe, oborre, ballkone të ndërtesave e etj.

Bletaria rurale, është më e preferuar për shumë arsye, e siç janë: kullosa ma e pasur në natyrë, ambienti më i pastër, shëndeti më i mirë i bletarit, ka më pak kufizime të veprimit, probleme më të vogla me qytetarë etj.

Bletët në qytet (urbane)

Bletaria është një profesion i cili, si edhe çdo profesion tjetër, kërkon disa njohuri elementare para së të filloni të merreni me të. Sot, aktualisht ka literature për bletari më shumë se për cilën do degë tjetër të bujqësisë mirëpo është e qartë se vetëm me literature, pa pjesën praktike, shpesh ndodh që literatura, për shkak të njohurive tona të kufizuara për atë lëmi apo ndonjë arsye tjetër, ajo për ne është jo e qartë sa duhet dhe ne nuk arrijmë rezultate të planifikuara.

Për këtë arsye është më së miri, që në fillim, të kontaktojmë me ndonjë bletar që e njohim, e që ka përvojë, ta lusim që të na mundësojë që t’i ndihmojmë në punët rreth bletëve. Në këtë mënyrë më se lehti më së miri do të fitoni njohuritë elementare, përvojën e parë si fillestar, do të liroheni nga frika e thumbimit të bletëve dhe në fund do të vërtetoni se a jeni të gatshëm të merreni me kultivimin e bletëve, në fillim si hobi e me vonë nëse ju përgjigjët, pse jo edhe në mënyrë profesionale. Në anën tjetër do t’i bënit një ndihmë bletarit më të vjetër, ndihmë që gjithmonë është e mirëseardhur dhe e nevojshme.

Nëse ky bashkëpunim do të fillonte që nga muaji mars apo prill, bletari i vjetër e me numër me të madh të zgjojeve të bletëve, sigurisht do t’ua dhuronte një apo dy luzma “rreshema” bletësh, dhe kështu do të mbyllnit me sukses dhe kënaqësi vitin e parë të punës me bletë, duke fituar njohuritë e para praktike për punë me bletë nga personi me adekuat e kompetent, do të posedonit zgjoin apo zgjojet e para personale dhe do të forconit edhe me tepër dashurin tuaj ndaj bletëve.

Përgatiti: Nehru Salihu njohës i bletarisë / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme