spot_img
HomeEKONOMISi asnjëherë më parë rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri Kosovë

Si asnjëherë më parë rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri Kosovë

spot_img

Pas vënies së taksës kundër prodhimeve serbe nga ana e institucioneve të Kosovës nga 21 nëntori, tashmë kanë nisur të rriten shkëmbimet tregtare nga Shqipëria në drejtim të Kosovës e anasjelltas.

Në shumë markete të Kosovës tashmë shihen më shumë prodhime Made in Albania dhe të cilat edhe konsumohen edhe më shumë.

Shumë prodhime shqiptare, kanë zëvendësuar ato serbe dhe se bizneset kosovare tregojnë se tashmë po furnizohen me prodhime e lëndë të parë nga Shqipëria me 20 për qind.

Nga ana tjetër 25 për qind e tyre tregojnë se preferojnë që prodhimet shqiptare t’i kenë në tregtoret e tyre.

“Si asnjëherë më parë shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë e Kosovës janë rritur 20 për qind dhe ato pritet që të rriten  dhe bilanci tregtar do të mjetë mbi 220 milionë euro, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha për SyriKosova.

Ai shtoi se taksa ka rritë shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve, por jo gjithmonë me produkte të dy vendeve tona, si Made in Albania apo Kosova, por si të vendeve të treta.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë e Kosovës kanë shënuar rritje dhe duhet që tashmë edhe më shumë të ketë prodhime shqiptare andej e këndej. Vetëm duke konsumuar prodhime shqiptare mund të zhvillohemi edhe më shumë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme