spot_img
HomeBUJKUShqipëri, siguria ushqimore, produkti do të gjurmohet nga prodhuesi deri tek konsumatori

Shqipëri, siguria ushqimore, produkti do të gjurmohet nga prodhuesi deri tek konsumatori

spot_img

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të forcojë masat për të garantuar siguri ushqimore. Ministri Peleshi cilëson më problematike baxhot në zonat e largëta dhe thotë se produkti do të gjurmohet nga prodhuesi deri tek konsumatori.

Për të garantuar siguri ushqimore, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, premton ngritjen e një sistemi gjurmueshmërie nga prodhuesi tek konsumatori.

“Një gjurmueshmëri, e cila sot është detyrim ligjor për t’u garantuar nga gjithë prodhuesit, para institucioneve të kontrollit ushqimor, siç është AKU-ja. Por ne duam që ta ngremë në një shkallë më lart, pra që ta çojmë sigurinë ushqimore, kontrollin e sigurisë ushqimore deri tek konsumatori”.

Probleme, tregon ministri Peleshi, praqesin kryesisht baxhot në zonat e largëta prandaj edhe thirrjen e tij e drejton fillimisht tek këta prodhues.

“Sfida është tek dhjetëra apo disa qindra përpunues të vegjël, që rëndomë i quajmë baxho, nëpër zonat e largëta, të cilët natyrisht janë larg standardit. Nuk janë të pashpresë, nuk dua të fus në merak askënd, por duhet të jenë më të vëmendshëm, ndaj është dhe ky aksion, apo kjo reformë, paketë masash. Duhet të jenë më të vëmëndshëm për të aplikuar në kushtet e tyre standardet e domosdoshme, për të garantuar qumësht cilësor. Ne e kemi tejkaluar sfidën, për të garantuar qumësht nga kompanitë e mëdha. Pra, qumësht të pastër dhe sipas standardeve të kërkuara”.

Ndërkohë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se produktet e qumështit të fabrikave të mëdha shqiptare që tregtohen në markete të licencuar janë plotësisht të garantuar dhe brenda standardeve të sigurisë ushqimore. /javanews

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme