spot_img
HomeBUJKUShpërndahen edhe 40 makina spërkatëse për bujqit malishevas

Shpërndahen edhe 40 makina spërkatëse për bujqit malishevas

spot_img

Në kuadër të programit të Komunës së Malishevës për përkrahje në bujqësi, sot janë shpërndarë 40 makina spërkatëse 400 litërshe, për 40 bujq të Komunës së Malishevës, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kriteret, për të qenë përfitues. Në shpërndarjen e këtyre makinave, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që përmes projekteve ti përkrahim të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, në këtë rast bujqit dhe ky është qëllimi ynë, që ti mbështesim të gjithë ata që punojnë, sidomos në bujqësi, Projektet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe bujqësia vazhdon të mbetet prioritet në investimet tona”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, tha se i tërë projekti ka kushtuar 21 600 euro dhe është bashkëfinancim me përfituesit, ku komuna mbulon 70 përqind të shumës, ndërsa përfituesit 30 përqind. “Këto janë makina të mëdha, 400 litërshe, të cilat bujqit i përdorin për spërkatje”, tha Hoxha.

Sipas tij, me këtë lloj të përkrahjes për bujqit, do të vazhdohet edhe në të ardhmen, me qëllim të stimulimit të punës në bujqësi dhe punimit të tokës.

Lista e përfituesve për Spërkatëse 400 l 2019
Nr. Emri dhe Mbiemri Fshati
1 Gzim Krasniqi Damanek
2 Ibrahim Krasniqi Damanek
3 Bardhyl Krasniqi Damanek
4 Mursel Krasniqi Damanek
5 Flurim Hoxha Ngucat
6 Sabri Shala Ngucat
7 Rifat Krasniqi Ngucat
8 Shaban Mazreku Guriq
9 Halim Morina Drenoc
10 Sejdi Krasniqi Drenoc
11 Shukri Krasniqi Drenoc
12 Murat Limaj Banjë
13 Hysen Telaku Banjë
14 Hamëz Morina Turjakë
15 Fadil Kastrati Turjakë
16 Nexhat Kastrati Turjakë
17 Demir Kastrati Turjakë
18 Xhevat Gashi Plaqicë
19 Beson Paqarizi Lubizhdë
20 Isni Morina Lubizhdë
21 Hasan Hoti Carrallukë
22 Arianit Hoti Carrallukë
23 Driton Morina Golluboc
24 Asllan Bytyqi Shkozë
25 Zaim Rudi Rud
26 Agim Selimi Llapqevë
27 Besim Sahiti Panorc
28 Fatlind Rrahmanaj Bubël
29 Mentor Javori Llazicë
30 Liman Javori Llazicë
31 Nebih Berisha Carravranë
32 Nezir Berisha Carravranë
33 Milaim Zogaj Lladroc
34 Skender Zogaj Lladroc
35 Ajet Zogaj Lladroc
36 Naser Gashi Vërmicë
37 Zeqir Berisha Kijevë
38 Shaip Bacaliu Kijevë
39 Hasan Bashota Bubavec
40 Qendrim Rudi Rud

/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme