spot_img
HomeBUJKUShoqata ‘Mjedra e Kosovës’ reagon ndaj padrejtësive që po iu bëhen fermerëve...

Shoqata ‘Mjedra e Kosovës’ reagon ndaj padrejtësive që po iu bëhen fermerëve të mjedrës në ndarje të subvencioneve

spot_img
 Shoqata Nacionale e Mjedrave ‘Mjedra e Kosovës’ ka reaguar ndaj padrejtësive që po ju bëhen fermerëve punëtor të mjedrës në ndarje të subvencioneve nga Agjencioni i Pagesave pran Ministrisë së Bujqësisë
Sipas “Mjedra Llap” viti 2020 ishte padyshim vit i mjedrës, çmimet e larta, kthimi i interesimit të fermerëve që të mbjellin mjedër, kërkesat jashtëzakonisht të larta nga vendet e BE-së për mjedrën e Kosovës, fillimi i eksportimit të mjedrës së freskët etj.
Gjëja më e çuditshme dhe jokorrekte që ka ndodhur ditëve të fundit është maltretimi i fermerëve të mjedrës gjatë aplikimit për subvencione nga Agjencioni i Pagesave pran Ministrisë së Bujqësisë. Siç e dimë në vitin 2020, fermerët për 1 kg mjedër mbështeten me 12 cent (+4 cent/kg për pandemi =16 cent/kg), dhe pragu minimal për të fituar të drejtën për të aplikuar për subvencione për vitin 2020 ka qenë 1200 kg.
Shumë fermer për dhjetëra kilogram nuk e kanë mbërri pragun prej 1200 kg për sipërfaqen e tyre, të cilët janë larguar nga skema e subvencioneve, që për zyrtarët e Agjencionit të pagesave është çdo gjë në rregull ndërsa shumë fermerë të tjerë kanë vjelë rendimente shumë të larta për njësi sipërfaqeje, të cilët në mënyrë të padrejtë dhe pa ndonjë bazë ligjore ju është zvogëluar rendimenti gjatë aplikimit dhe Ju është caktuar rendimenti në bazë të kriteriumeve të tyre. Pra kjo është një lojë jo korrekte ndaj shtresës më puntorë në Kosovë që janë fermerët. Rendimentet e mjedrës për ha në Kosovë dhe Evropë mund të jenë nga 0 kg – 25.000 kg për ha, varësisht prej favoreve klimatike dhe punës që e bënë fermeri.
Subvencionimi në bazë të kilogramëve është bërë që të përkrahen fermerët punëtor, dhe të evitohen keqpërdorimet, dhe jo të trajtohen në këtë mënyrë duke Ju zvogëluar bereqeti të cilin e kanë mbërri me mund gjatë ditëve të nxehta të verës.
Ndërsa fermerëve të dëmtuar Ju njoftojmë që Shoqata Nacionale e Mjedrave ‘Mjedra e Kosovës’ që do të bëjmë qmos për të drejtat të cilat Ju takojnë me ligj.
Në ditët në vijim do të kërkojmë takim me ministrin e Bujqësisë, z. Besian Mustafa për të qartësuar padrejtësinë që është duke Ju bërë fermerëve punëtor të mjedrës./Gazeta Bujku
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme