spot_img
HomeBUJKUShoqata ‘Gështenja e Tropojës’: Shteti po e dëmton gështenjën duke e lënë...

Shoqata ‘Gështenja e Tropojës’: Shteti po e dëmton gështenjën duke e lënë pronë informale dhe pa status pronësie

spot_img

Duhet formalizuar, duhet zgjidhur statusi i pronësisë , duhet ti jepet fermerit dokumenti i pronesise në mënyrë që ai të njihet pronar – Zot i kashnjetit të tij që ai ta administrojnë, t’i shërbejë dhe ta ruaj.

Gështenja është në listën e kuqe të specieve të kërcënuara për zhdukje!

Degradimi i kultivarit tradicional të gështenjës dhe konvertimi në cungishte po avancon me  shpejtësi të pa imagjinueshme përtej normave natyrore.

Zhdukja e kultivarit tradicional dhe shkatërrimi i ekosistemit agro-pyjor të gështenjës Tropojë po ndihmohet nga shteti, i cili prej 29 vitesh e len pasuri informale dhe nuk e zgjidhë statusin e pronës së sajë.

Gështenja tradicionalisht që nga antikiteti ka qenë pronë private.

Sot është në informalitet dhe pa status prone gështenja nuk ka administrim drejtim teknik e mbrojtje dhe për pasojë po dëmtohet nga sëmundjet, prerjet e paligjshëm, zjarret dhe degradimi biologjik natyror.

Edhe qeverisja qendrorë dhe ajo vendore e dinë se komuniteti i Tropojës, t’ardhurat kryesore dhe mbijetesën e sigurojnë nga prodhimet pyjore, siç janë bimët medicinale dhe frutat e pyllit, ku rolin kryesor e zënë gështenja.

Evropa pret që Tropoja të ruaj si rezervë riprodhuese për trashëgiminë gjenetike të kultivarit endemik të gështenjës së Tropojës dhe ta përhapin në Evropë, pasi kultivarët tradicional evropian janë dëmtuar ose hibridizuar natyralisht ose artificialisht.

Brezat që vijnë do ta mallkojnë këtë gjeneratë për humbjen e këtij kultivari dhe fshirjen e tij nga regjistri kontinental i kultivarëve dhe specieve natyrore.

Përgatiti: Shpend Nikoçi / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme