spot_img
HomeLAJMET E FUNDITShoqata e profesionistëve të pylltarisë së Kosovës, kërkon mbrojtje dhe siguri në...

Shoqata e profesionistëve të pylltarisë së Kosovës, kërkon mbrojtje dhe siguri në punë për rojtaret e pyjeve

spot_img

Nga Adem Lushaj

Sulmi fizik ndaj rojtarëve,  Jenuz Brahimi dhe Sejdi Qusa, nga kanë pësuar edhe  plagë trupore të shkaktuara nga  armët e ftohta të përdorura nga sulmuesit, ka nxitur reagimin dhe pakënaqësinë e profesionistëve të pylltarisë. Ata, si anëtar të Shoqatës së profesionistëve të pylltarisë, përmes një komunikate por media, pos që kanë dënuar rastin e sulmit ndaj këtyre rojtarëve, kanë kërkuar edhe masa mbrojtëse për gjithë rojtarët e pyjeve të Kosovës në komunikatën e kësaj Shoqata thuhet: “Këshilli Drejtues i Shoqatës së Profesionistëve të Pylltarisë së Kosovës ( SHPPK)  në takimin e mbajtur me datën 19.07.2019 në Prishtinë, njëzëri e dënon sulmin fizik ndaj rojeve të pyllit Jenuz Ibrahimi dhe Sejdi Qusaj, punonjës në Komunën e Dragashit. Rojet e pyjeve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë hasur në prerës jo ligjor të pyjeve, të cilët jo vetëm që nuk kanë pranuar kërkesat ligjore të dhënies së të dhënave personale dhe dorëzimit të mjeteve me të cilat kanë kryer veprën në kundërshtim me ligjet në fuqi, por menjëherë kanë sulmuar rojtarët e pyjeve dhe u kanë shkaktuar lëndime trupore me mjete të ftohta ( Thika). Si pasoj e lëndimeve të njëjtit janë hospitalizuar me ç’rast roja e pyllit, Sejdi Qusaj është lëshuar për shërim të mëtutjeshëm në shtëpi ndërsa  rojtari,  Jenuz Ibrahimi ende gjendet i shtrirë në Spitalin  Rajonal të Prizrenit. Sipas informatave që posedon SHPPK kryerësit e veprës ende nuk janë identifikuar dhe sjellë para drejtësisë.  Nga anëtarët e Këshillit Drejtues të SHPPK-ës, u theksuan raste të shumta të sulmeve fizike, lëndimeve deri në vrasje të personave të cilët detyrë dhe obligim ligjor gjatë kryerjes së punëve të tyre kane mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore, nga dëmtimi dhe veprime tjera jo ligjore. Gjithashtu u theksuan edhe rastet të shumta të fyerjeve, kërcënimeve dhe atakimeve fizike me rastin e ngritjes së fletëparaqitjeve dhe inicimit të procedurave për kundërvajtje dhe penale ndaj kryerësve të veprave jo ligjore, vepra  që ndërlidhen me prerjen e pyjeve, dëmtimin dhe uzurpimin e tokave pyjore, ndërtimeve pa leje, dëmtimin e kullotave, burimeve ujore, zjarr- vënien, dëmtimin e kafshëve dhe shpendëve të egër, transportimin e prodhimeve drunore dhe jo drunore pa dokumentacion përkatës  e në kundërshtim me aktet ligjore. Dukuri brengosëse paraqet fakti se masat e ndërmarra ligjore ndaj shkelësve të ligjeve gjatë punës zyrtare në disa raste po barten dhe po shkaktojnë konflikte dhe hakmarrje private në mes personave dhe familjeve, ndërsa organet shtetërore përgjegjëse nuk po ndërmarrin asgjë në drejtim të parandalimit dhe evitimit të këtyre dukurive. SHPPK rojeve të pyjeve u dëshiron shërim të shpejtë dhe vazhdim të aktiviteteve zyrtare. Nga organet ekzekutive ( policia e Kosovës, gjykatat, prokurorit) dhe Agjencia Pyjore e Kosovës, kërkojmë:

  • Të identifikohen sa më par kryerësit e veprës, të njëjtit të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar;
  • Të rregullohet urgjentisht vazhdimi i lejeve të armëve zyrtare për rojtarët e pyjeve, procedurë e cila ka mbetur pezull qe një kohë të gjatë;
  • Të rregullohet urgjentisht pagesa e rrezikshmërisë në punë ( pagesa për kushte specifike të punës) për rojet e pyjeve dhe stafin teknik-profesional si dhe
  • Të u ofrohet mbështetje dhe ndihmë në vazhdimësi rojtareve të pyjeve dhe personave tjerë teknik në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të punës”.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme