spot_img
HomeBUJKUShoqata e Bletarëve të Deçanit e shqetësuar me shitjen e mjaltit nga...

Shoqata e Bletarëve të Deçanit e shqetësuar me shitjen e mjaltit nga tregtarët

spot_img

Shoqata e Bletarëve të Deçanit përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin në lidhje me shitjen e mjaltit nga tregtarët.

Kjo shoqatë njofton se ka marrë shumë shqetësime nga konsumatorët për shitjen e mjaltit nga tregtarët pa adresa të cilët thirren në emër të mjaltit të Deçanit duke e promovuar mjaltin ne rrjetet sociale, Facebook, instagram. Me “oferta qesharake 2+1 gratis”

Komunikatë e plotë:

Në kuadër te shoqatës tonë një ndër aktivitetet është edhe mbrojtja e konsumatorit.

Kohët e fundit kemi marrë shumë shqetësime nga konsumatorët për shitjen e mjaltit nga tregtarët pa adresa të cilët thirren në emër të mjaltit te Deçanit duke e promovuar mjaltin ne rrjetet sociale, Facebook, instagram. Me  “oferta qesharake 2+1 gratis”

Ne si Shoqatë e Bletarëve në Deçan në baze të informacioneve nga anëtarët e shoqatës kemi ardhur ne përfundim se në këtë kohë nuk ka mjaltë në Deçan për treg deri sa nuk vjelët mjalti i vitit  2021. Andaj ju lutem keni kujdes nga kush furnizohen me mjaltë.

Ne do t’i adresojmë edhe në organet shtetërore këto shqetësime të cilat janë duke dëmtuar dhe renduar konsumatorin po ashtu edhe prodhuesit vendor.

Bashkangjitur gjeni foto.

Ju lutem shpërndajeni këtë komunikatë sa më shumë që është e mundur!

Me respekt #Shoqata #Bletarëve #Deçan

/Gazeta Bujku

May be an image of text that says 'Bletaria ngd Bjeshket Sponsored Deqanit OFERTE POROSIT 2KG MJALTE DHE 1KG MJALTE JU VIE FALAS PER VETỂM 20€ 2+1 Gratis Mjaltë 100% Natyrale nga Bjeshket Mjaltë 100 bio e vertetuar nga Klientët Deqanit Pèr ju klientẽ tone dhe per ju që ende se keni testuar mjalten tone, kemi vendosur te ju shperblejm me nje ofertë javore. Kemi: Mjalte Bagremi 10€ Mjalte Mali 10€ Mjalte Pishe 10€ Mjalte Livadhi 10€ Mjaltë me hoje 10€ Mjalte Geshtenje 10 Qumeshte blete 10 gr 45€ Transporti Falas ne Kosove. 309 Like 44 comments Comment Share'

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme