spot_img
HomeBUJKUShoqata e Bletarëve në Deçan hapi zyrën e saj

Shoqata e Bletarëve në Deçan hapi zyrën e saj

spot_img

E formuar në dhjetor të  vitit 2020 “Shoqata e Bletarëve” në Deçan edhe zyrtarisht ka hap zyrën e saj të re sot.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e BPZHR Rifat Stojkaj, kanë takuar anëtarët e kësaj shoqate dhe kryetarin e tyre Haki Tahirukaj, në hapjen solemne të zyrës së Bletarëve të komunës së Deçanit të cilët tashmë do të kenë një adrës të përbashkët për konsultime, për njoftime të kësaj lëmie, për pjesëmarrje në panaire dhe shqetësimet e tyre.

No description available.

Aktualisht në komunën e Deçanit janë rreth 8000 mijë shoqëri bletë (koshere) që në të ardhmen pritet të rriten.

Kryetari Ramosaj i përgëzoi për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen e kësaj pasurie më të cilën gjithmonë komuna e Deçanit ka qen një nder komunat e para për mjaltin cilësorë duke ju premtuar  mbështetje te vazhdueshme gjithmonë ne koordinim me DBPZHR.

Vlen të theksohet se është një shoqatë unike, ku brenda dy muajve  ka pas 41 anëtarësime.

Zyra e cila është përuruar gjendet në objektin e pallatit të kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan në katin e III-të dhe do të jetë e hapur çdo dit./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme