spot_img
HomeBUJKUShartimi i hardhive të rrushit

Shartimi i hardhive të rrushit

spot_img

Mënyra vegjetative e shartimit të hardhive të rrushit, bëhet me anë të dy pjesëve, nënshartesës dhe mbishartesës të cilët vazhdojnë jetën bashkarisht, prandaj pjesët që përdoren për shartim i ruajnë vetitë e tyre trashëguese.

Shartuesi Tasim Dula nga Komuna e Rahovecit, tani është duke bërë shartimin e hardhive të rrushit, ku edhe është koha optimale për të kryer këtë operacion të rradhës.

Duke u bazuar në punën qe jemi duke bërë këtë vitë planifikojmë që të bëjm shartimin e 100.000 fidaneve të hardhisë së rrushit, duke përfshirë variatete të ndryshme, thekson fermeri ne fjalë.

Më tutje ai tregon se qdo operacion që duhet të kryhet për shartim ka kohën dhe afatin e tij, për shkak të kësaj ne jemi të detyruar të vazhdojm punën tonë, pavërsisht asaj që duhet aplikuar masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19, si që shihni edhe ju vetë. Qdo shartues është i pajisur me maska dhe doreza, si dhe është larg njëri-tjetrit së paku 2 metra.

Drejtoria e Bujqësisë në vazhdimësi është duke e përcjellur qdo operacion të rradhës cili kryhet gjatë shartimit të hardhive tek fermeri Tasim Dula.

Rahovec
26/03/2020

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme