spot_img
HomeLAJMET E FUNDIT'Sharri i vogël', i kthehet habitatit të tij natyror

‘Sharri i vogël’, i kthehet habitatit të tij natyror

spot_img

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka bërë të ditur se këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e Parkut aty ku edhe përket.

Sikurse shihet edhe nga videoja ariu gëzon shëndet të mire dhe është i lirë. Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre.

“Përmes kësaj video dhe këtij njoftimi AMMK informon opinionin publik por njëherit edhe demanton disa dezinformata që ditë më parë ishin shpërndarë në opinion nga disa portale”, thekson AMMK. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme