spot_img
HomeEKONOMIShahini: Duhet të jemi besnik të konsumimit të prodhimeve vendore

Shahini: Duhet të jemi besnik të konsumimit të prodhimeve vendore

spot_img

Prodhues të shumtë vendës kanë promovuar prodhime te tyre në panairin “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë e Industrisë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, organizohen me traditë 16 vjeçare në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Sipas tij qytetarët duhet ngritur vetëdijen për të konsumuar prodhimet vendore, sepse konsumatorët munden edhe pa produktet serbe.

“Vetëm duke konsumuar prodhime shqiptare në zhvillojmë edhe vendin. Sot kemi kënaqësi të konsumojmë prodhime vendore e zëvendësim të atyre nga shteti fqinjë. Duhet të jemi besnik të prodhimeve tona”, tha Agim Shahini.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë e Industrisë, përgëzoi organizatorin e “Javëve të Biznesit Kosovar 2018. Ai e vlerësoi lartë organizimin dhe punën e madhe të AKB-së në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore për mbështetjen e bizneseve dhe prodhimit në përgjithësi. Ky projekt tradicional i cili këtë vit është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”, projekt ky i MTI-së i cili implementohet nga KIESA, e që ka për qëllim të informoj bizneset për politikat zhvillimore qeveritare dhe njëherit të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore.
“Pra, që në fillimi te mandatit kam cekur se prioritetet e MTI-së, do jenë përkrahja e vazhdueshme e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj, mbrojtja e konsumatorit, ngritja e cilësisë se produkteve vendore, zhvillimin e turizmit, etj”,tha Shala

Ministri paraqiti disa nga aktivitetet e MTI-së që sipas tij të gjitha kanë për qëllim mbështetjen e kompanive kosovare dhe shfrytëzoj rastin të ftoj të gjitha kompanitë kosovare që të përcjellin aktivitet e MTI-së.

Javët paraqesin një mundësi te mirë të sensibilizimit të akterve kryesor për një bashkëpunim edhe më të mirë në mes të institucioneve qeveritare, kompanive prodhuese dhe konsumatorëve vendorë.

Hyzer Gashi, zëvendës ministër i Financave tha se e mbështesin këtë eveniment të rëndësishëm tradicional.

“Jemi të bindur se realizimi i qëllimit të tij primar e që është promovimi dhe shtytja e rritjes së konsumit të prodhimeve vendore, ndikon fuqishëm në zhvillimin e bizneseve dhe në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Motoja “Unë konsumoj prodhimeve vendore po ju”, nuk e humb asnjëherë aktualitetin dhe ajo bëhet edhe më me peshë në rrethanat e reja të krijuara kohëve të fundit pas vendimeve të qeverisë për taksën në importin e prodhimeve nga Serbia dhe BEH’, tha Gashi.

Zv.ministri i Financave shtoi se në fakt prodhimi vendor dhe rritja e vazhdueshme e tij është pjesë përbërëse e politikave ekonomike e të gjitha shteteve dhe nuk mund të jetë ndryshe edhe në Kosovë.

Orientimi i qeverisë për mbështetjen e prodhimit vendor është i shprehur në programin e punës së qeverisë dhe është prioritet në të gjitha dokumentet tona strategjike zhvillimore. Adresimi i këtij prioriteti bëhet në të gjitha dikasteret qeveritare që merren me ekonomi dhe po ashtu është i përcjellë edhe me mjete financiare në kuadër të buxhetit.

Ministria e Financave është duke punuar me përkushtim në mbështetje të bizneseve vendore përmes hartimit të politikave adekuate fiskale, përkrahëse dhe konkrete të cilat konsistojnë në lirimet tatimore për lëndën e parë, makineritë e linjat e prodhimit si dhe komponentat tjera të aktiviteteve prodhuese dhe të cilat janë duke dhënë efekte konkrete në rritjen e prodhimit, eksportit dhe rritjen e vendeve të punës.

“Do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm bizneset vendore dhe përkrahja ndaj tyre nuk do të mungoj asnjëherë, sepse zhvillimi i tyre do të thotë zhvillim edhe i vendit, më shumë punësim , eksport dhe prani në tregun vendor e atë ndërkombëtar”, tha zv. ministri i financave.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, vlerësoi aktivitetin e AKB-së i cili është realizuar më parë edhe në Prshevë Medvegjë e Bujanovcë.

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Emilia Rexhepi, ka dhënë mbëhstetje për prodhimet vendore që të ketë më shumë punësim e zhvillim.

Edhe Xhemail Dauti, nga Oda Ekonomike Maqedonisë Veri Perëndimore, vlerësoi të rëndësishëm këtë aktivitet, duke treguar se Maqedonia ka prodhime adekuate për tregun e konsumatorët e vendit.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme