spot_img
HomeBUJKUSëmundjet kërpudhore

Sëmundjet kërpudhore

spot_img

Aktiviteti patogjen i kërpudhave, siç dihet, njihet prej shume kohesh; për me tepër kjo eksperience, është bazuar në vrojtimet e bëra në mjaft insekte shkaktare të vdekjes se të cilëve kanë qenë patogjene kërpudhore; p.sh ndikimi shkatërrues ndaj karkalecave prej Entomophthora grylli Fres., ose kontrolli i Aphis fabae Scop. Nga Entomophthora fresenii.

Kërpudhat në ndryshim nga patogjenet e tjerë për disa karakteristika të statusit të tyre dhe mundësinë e krijimit të inkonveniencave edhe në kafshët superiore, përfshire edhe njeriun dhe për një dallim të mirë po rendisim karakteristikat e tyre pozitive dhe negative: Depërtimi në bujtës bëhet, në shumicën e rasteve, përmes kutikulës, që shpohet në mënyrë aktive veprimi i tyre shprehet pastaj edhe me kontakt. Ky mekanizëm i jep mundësi kërpudhave të infektojnë edhe insektet me aparat gojore shpues thithës si Aleirodet dhe Afidet.

Kërpudhat kultivohen lehte in vitro dhe preparatet janë të lehtë për t’u shpërndare; kërpudhat që përdoren i përkasin, gati në total, Deuteromiceteve. Për te shpreh veprimin e tyre patogjen, kërpudhat kanë nevojë për një ambient sidomos të pasur me lagështi. Kjo karakteristike përben një nga kufizimet kryesore të aplikimit, sepse kufizon fushën e veprimit në kulturat e mbrojtura, apo ndaj insekteve të tokës.

Kërpudhat demonstrojnë kapacitet të kufizuar që të shpërthejnë në formë epidemish mbi popullatat e fitofagëve me vlera të ultë densiteti; kjo pengesë mund të kapërcehet përmes logjikes se luftës se integruar, me kombinimin e teknikavefitoiatrike (mbrojtëse).

Disa kërpudha mund të jenë patogjene, përveç se ndaj insekteve, edhe ndaj kafshëve me gjak të nxehtë, përfshirë edhe njeriun; në disa raste duke mos u zhvilluar në temperaturën trupore te kafshës, provokojnë fenomene të alergjisë.

Vdekja e insektit mund te provokohet si nga miceli që invadon indet, ashtu dhe nga toksinat që prodhon patogjeni; normalisht vdekja e insektit behet në një hark kohorë shumë të ndryshëm; nga 1-2 dite deri ne 10-20 ditë.

Simptomalogjia e infeksioneve kërpudhore nuk është gjithnjë specifike dhe e standardizuar; në përgjithësi insektet e prekur paraqesin trup të ngurtë, shpesh të mumifikuar dhe ne se kushtet e lagështisë se ambientit lejojnë, vishet nga një kërpudhë infloroshente, e bollshme sidomos në nivelin e membranës intersegmentale, që përfaqëson fazën e evazionit konidial dhe pastaj riprodhues të patogjenit. Konidet e prodhuara dhe të çliruara në ambient mund të mbeten potencial patogjenik edhe për periudha të gjata.

Zbulimi i veprimit toksikologjik të disa kërpudhave hap një perspektive të shënuar kërkimi edhe në fushën e bioteknologjise se aplikuar në fitoiatri (mbrojtjen e bimëve) ku mund te mendohet p.sh një bioinsekticid me bazë toksina kërpudhore.

Mundësia e aplikimit të kërpudhave, si kontrollues te popullatave të fitofagëve, është shumë e gjerë; si eksperienca e kaluar ashtu dhe ajo aktuale apo provat eksperimentale. Në këtë kuadër përmendim disa prej tyre: Me e njohura ka të bëjë me kërpudhën Metarhizium anisophiae (Bals) Vuill. Zbuluar me 1879. Është gjetur në mbi 200 specie insektesh (Lepidoptere, Koleoptere, Ortoptere etj.).

Ne Itali kjo kërpudhë u eksperimentua me 1986 për kontrollin e Hyphantria cunea Drury. Duke pasur rezultate premtuese për te ardhmen, me një mortalitet prej 52.4%.

Beauveria bassiana, e njohur qe me 1835 është gjetur ne rreth 500 specie insektesh te rendeve Lepidoptera dhe koleoptera.

Aktualisht prodhohen formulime tregtare ne vende te ndryshme të botës sikurse dhe në Evropë, sidomos në atë lindore. Në këtë të fundit janë në treg “mycoinsekticide” me bazë B.bassiana dhe përdoren kundër Darifores se patates dhe Cydia pomonella.

Në Francë, në disa zona Afrikane, një çep i kësaj kërpudhë po përdoret kundër Piralideve të misrit.

Vrojtimet e kryera ne Emilia –Romagna kanë evidentuar parazitizmin e Cossus cossus dhe Z.pyrina nga B.bassiana. Në disa zona kërpudha kolonizoi gjithë trungun në mënyre epidemike. Larvat e prekura ndryshojnë ngjyrën (patllixhan) dhe bëhen të bardhë qumësht. Parazitizmi bëhet me anën e gojës ose kutikulës ndërmjet zonës se kokës dhe segmenteve të toraksit. Po në këtë zonë të Italisë janë venë re parazitim në shkallë të mesme të Calliptamus italicus nga B.bassiana.

Beauveria brongniartii e njohur që në fund të shek 18 për përdorimin e saj kundër Melalontha melalontha.

Verticillium lecanii (Zimm) Vieg. e njohur që në vitin 1939, dhe e përdorur kundër afideve dhe Aleurodideve. Në Itali është eksperimentuar kundër Saisetia oleae. Kjo kërpudhë është gjetur në Viterbo me 1988 tek proçesionaria e pishës si parazit natyral; në këtë rast kërpudha penetron brenda larvës duke shpuar kutikulën.

Në disa vende të Evropës (përjashtuar Italinë) V.lecanii gjen përdorim praktik në sera kundër Aleuroideeve, afideve dhe tripideve.

Specie të tjera mund të përmendim: Aschersonia aleyrodis kundër Dialeurodes citri. Aktualisht në Holandë përdoret kundër Trialeurodes vaporariorum në kastravec.

Kjo kërpudhë ka treguar që nuk provokon toksicitet ndaj Encarsia Formosa. Kohet e fundit është regjistruar një tjetër produkt (France, Zvicër) me bazë Arthrobotrys regularis për tu përdor kundër nematodave të gjinisë Meloidogyne.

Një tjetër specie Paecilomyces lilacinus është eksperimentuar kundër nematodave fitoparazite. Kujtojmë që Entomophaga grylli Fres. paraziton karkalecat. /Gazeta Bujku

Mbrojtja e bimëve  / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme