spot_img
HomeKuzhinëSarma me fletë hardhie me mish të grirë

Sarma me fletë hardhie me mish të grirë

spot_img

Shumica e popujve në botë gatuajnë gjellë duke mbushur perimet dhe fletët. Disa prej tyre i mbushin fletët e misrit dhe bananeve, si në vendet e rajonit të Amerikës Qendrore dhe Jugore, e disa të tjerë i përdorin fletët e palmës apo të bambusë, si popujt e rajonit të Lindjes së Largët. Ndërkaq turqit mund të gatuajnë gjellë pothuajse me çdo perime, duke filluar nga patëllxhani e deri tek angjinarja, nga lakra e deri tek domatja, nga speci e deri tek kungulleshka. Emri i përgjithshëm i këtyre lloj gjellëve është “dollma” ose “dollmades”, që vjen nga fjala “dolmak” (mbush) në gjuhën turke. Edhe ne sot do të gatuajmë së bashku “sarma me gjethe hardhie me mish të grirë”, që është një gjellë mjaft e përhapur në Turqi. Ndërkohë ju njoftojmë që emri i gjellës “sarma” (japrak) (që gatuhet me gjethe të njoma hardhie) vjen nga fjala turke “sarmak”, që do të thotë “mbështjell”. Edhe pse në përgjithësi të gjitha gjellët që përgatiten në këtë mënyrë quhen “dollma”, në Turqi gjellët që përgatiten me mbushjen e perimeve si speca, kungulleshka dhe patëllxhanë quhen “dollma”, ndërsa ato që mbështillen me fletë hardhie, lakre e pazie quhen “sarma”.

Përbërësit e nevojshëm për sarma me fletë hardhie janë si më poshtë:

250 g fletë hardhie të lagura në ujë të kripur

Masa për mbushje:

1 qepë e grirë

250 g mish i grirë

1 gotë oriz

2 lugë majdanoz i grirë

½ lugë çaji me kripë

¼ lugë çaji me piper të zi

Për gatim:

1 lugë salcë domatesh

3 lugë vaj ulliri

1,5 gota me ujë të ngrohtë

½ lugë çaji me kripë

Tani ta gatuajmë së bashku sarmanë me fletë hardhie me mish të grirë;

Fillimisht i hedhim fletët e hardhisë në një enë të thellë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe i lëmë të qëndrojnë për 5-10 minuta për të shpëlarë kripën e tepërt. Pastaj i nxjerrim fletët, i lajmë me ujë të ftohtë dhe i kullojmë.

Ndërkohë për të përgatitur masën për mbushjen e sarmasë, e vendosim qepën e grirë, orizin e larë mirë dhe mishin e grirë në një enë dhe i shtojmë majdanozin e grirë, piperin e zi dhe kripën. Të gjitha këto i përziejmë mirë me dorë. Të kemi kujdes të mos e përziejmë shumë masën për të mos e thyer orizin. Tani është radha të mbushim fletët e hardhisë. E marrim një fletë të hardhisë dhe pjesën e damarëve të fletës e kthejmë sipër. Fletën e vendosim në një sipërfaqe të rrafshët. Heqim pjesën e bishtit pa dëmtuar fletën. Në mes të fletës vendosim pak gjellë me një lugë të vogël. Pjesa e mbetur anash e fletëve paloset në mes dhe mbështillet në formë cilindri. Sarmatë e përgatitura i vendosim në një tenxhere të thellë pa lënë zbrazëtirë mes tyre.

Në një enë të vogël përziejmë ujin e ngrohtë, vajin e ullirit, salcën e domateve dhe kripën dhe e hedhim mbi sarmatë. Me qëllim që sarmatë të mos shpërndahen gjatë zierjes së tyre, mbi to vendosim një pjatë porcelani dhe mbyllim kapakun e tenxheres. Gjella zihet në zjarr të vogël për 40 minuta. Duke qenë se janë të mbushura me mish, sarmatë shërbehen të ngrohta ose të vakëta, sipas dëshirës edhe me kos sipër. Ju bëftë mirë! /trt.tr. shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme