spot_img
HomeKuzhinëSallatë me salmon dhe perime

Sallatë me salmon dhe perime

spot_img

Përbërësit:

500 gr kunguj te vegjël

200 gr fileto salmoni

2 qepe te njoma

1 dege selino

1 tufe borzilok

1 tufe bishta qepesh

1 limon

2 luge pana

1 fete buke franceze

vaj ulliri

kripë, piper

Përgatitja:

Përgatitja largoni lëkurën e salmonit, pjesët me dhjame dhe largoni halat e mundshme dhe me pas priteni ne kuba te vegjël. Pastroni qepet dhe largoni bishtat jeshil, lajini, thajini dhe pritini ne rrathë, pastroni selinon, lajeni dhe priteni ne shirita. Lani kungujt dhe pritini ne rrathë. Lani mire edhe erëzat dhe pritini holle. Lëkurën e limonit dhe gjysmën e lëkurës grijeni dhe shtrydhni lëngun bashkoni lëkurën e grirë hidhni 4 lugë vaj dhe rrihni mirë të gjithë përbërësit. Më pas shtoni piper dhe marinoni kubat e salmonit për rreth 20 minuta. Kullojini dhe vendosini në një pjatancë.

Mbajeni lëngun e marinimit në një anë dhe bashkoni panën, erëzat dhe përziejini mire. Pritni bukën në feta shumë të holla dhe thekini në furrë të nxehtë me 180’C për 4-5 minuta.

Bashkoni kubat e salmonit të marinuar me qepët, selinon dhe kungujt në pjatë. Rregulloni me salcën dhe përziejini mirë shërbejeni sallatën me fetat e bukës të thekur.

Përgatiti: Anila Kalleshi – Dietologe dhe nutcionicste

Gazeta Bujk e boton me leje të autores https://www.facebook.com/AnilaKalleshi

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme