spot_img
HomeBUJKURritet çmimi i mjedrës

Rritet çmimi i mjedrës

spot_img

Vit i rëndë e me pak fitime ishte 2018-ta për kultivuesit e mjedrës. Por, ndryshe nga viti i kaluar kur çmimi për 1 kilogram mjedër ishte vetëm 80 centë, këtë vit, çmimi është rritur.

Aktualisht,çmimi i një kilogrami mjedër është 1 euro e 30 centë. Ndërkaq, në pikat grumbulluese pohojnë se çmimi edhe mund të rritet.

Herët në mëngjes, ditën e fillon me punë  Trimor Hyseni nga Ferizaj, i cili ka disa vite që merret me kultivimin e mjedrës. Ky fermer i tha Radio Kosovës se çmimi 2 euro për një kilogram mjedër, ishte ai që e shtyu të ngritë pemishten disa hektarësh. Ai thotë se ndryshe nga viti i kaluar kur rendimentet ishin të ulëta e çmimi vetëm 80 centë për kilogram, këtë vit, gjendja është më e mirë dhe çmimi është rritur.

“Sivjet i kam gjashtë hektarë me mjedër. Gjendja nuk është shumë e kënaqshme për shkak të kushteve atmosferike që ishin në pranverë. Tash sa kemi filluar me vjelje. Rendimenti nuk është i ulët ndërsa çmimi është 1 euro e 30 centë për kilogram. Është më i mirë se vitin e kaluar dhe normalisht jemi më të kënaqur ne si fermerë”, tha Hyseni.

Visar Aliu, nga pika grumbulluese “Besiana G”, që për një muaj ka grumbulluar rreth 200 tonë me mjedër, thotë se në fillim një kilogram mjedër e ka paguar 1 euro e 30 centë, ndërsa tash çmimi është rritur.

“Çmimi momental është 1.4  dhe e pritet të ngritët. Vitin e kaluar ka qenë 80 centë për kilogram, ku edhe fermerët ishin të zhgënjyer, por çmimi në këtë vit shpresoj të jetë i mirë për fermerët”, tha Aliu.

Këtë vit, kur çmimi është rritur, fermeri Trimor Hyseni thotë se rendimenti mesatar në hektarët që i ka të mbjella me mjedër do të tejkalojë 7 tonë, ndërsa shton se subvencionimi nga shteti me 8 centë për kilogram, është ndihmesë për të.

Kjo formë e subvencionimit është më mirë, por bujqit kanë pritur që vlera e subvencionimit të jetë më e lartë, i tha Radio Kosovës Sami Uka, kryetar i Shoqatës së Kultivueseve të Mjedrës.

“Duke i pasur parasysh pasojat e dy viteve të fundit dhe krizën e madhe të sektorit, ne kemi konsideruar që qeveria është dashtë me qenë shumë më fleksibile, në kuptimin që t’i ndihmojë fermerët me një subvencion më të lartë, në mënyrë që të riparohen dëmet”, tha Uka.

Sipas Ukës, mbjellja e mjedrës mori hov vite më parë, pasi që sillte mjaft përfitime, por ulja e çmimit ka bërë që rreth 30 për qind e sipërfaqeve të mbjella me mjedër, të shkatërrohen vetëm vitin e kaluar.

Autor: Pajtim Çuni, Radio Kosova

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme