spot_img
HomeBUJKURoli i bujqësisë në ekonominë kombëtare

Roli i bujqësisë në ekonominë kombëtare

spot_img

Nga Prof. Dr. Imer RUSINOVCI, Fakulteti i Bujqësisë, Prishtinë

Nëse pretendojmë për një zhvillim të qëndrueshëm agrar, nevojitet përmirësimi i produktivitetit në bujqësi, përmes politikave të duhura bujqësore. Andaj, të gjithë së bashku (si nga sektori publik ashtu edha ai privat) duhet të angazhohemi për sigurimin e ushqimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mbështetja e bujqësisë është idikator i sigurisë ushqimore dhe mundësive të punësimit. Rëndësia e bujqësisë në nivel nacional, duhet të prioritarizohen për faktet:

  1. Bujqësia kontribuon në të ardhurat kombëtare; mesatarja botërore e vendeve në zhvillim, tregon se të ardhurat vjetore varen mbi 50 % nga bujqësia. Pavarësisht se në vendet e zhvilluara kontributi i bujqësisë është më i vogël në ekonomitë kombëtare (rritja e industrializimit), bujqësia ka akoma rol të theksuar edhe në ato vende në të ardhurat kombëtare.
  2. Bujqësia është burim themelor i ushqimit; si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në vendet në zhvillim apo të pazhvilluara, furnizimi me ushqim është primar. Kërkesat e popullatës shpiejnë në rritjen e kërkesave për ushqim. Kjo, sepse nëse bujqësia nuk përmbush kërkesat e shtuara për ushqim, nuk mund të ketë rritje ekonomike në nivel vendi.
  3. Bujqësia është burim i punësimit; roli i bujqësisë në shkallën e punësimeve si gjatë periudhës vegjetative (punësimet sezonale), ashtu edhe periudhës vjetore është i pazavendësueshëm. Përmes punësimeve në sektorin e bujqësisë në nivel vendi, do të ndikohet në uljen e varfërisë së theksuar që është evidente.
  4. Bujqësia siguron lëndë të para për industri të shumta; industritë e shumta (ushqimore, tekstilore, farmaceutike etj.) mund të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Përveç që janë një burim i punësimit, këto industri do të kërkonin lëndë të para të prodhuara nga bujqësia (drithëra, lulediellin, panxharsheqerin, pataten, duhanin, kulturat aromatike mjekësore, qumështin, mishin, vezët, pemët, perimet etj.), për përfitimin e prodhimeve finale. Pjesa më e madhe e lëndëve të para, drejtpërdrejt varet nga prodhimtaria bujqësore.
  5. Bujqësia ndikon në zhvillimin infrastrukturor; infrastruktura mirëorganizuar, rezulton me një zhvillim të shpejtë ekonomik. Mjetet e shpejta të transportit dhe komunikimit për mallërat bujqësore – qoftë lëndëve të para apo prodhimeve finale, shtojnë shkallën e efikasitetit të punëve të fermerëve në bujqësi.
  6. Bujqësia është burim i mjeteve materiale; produktet si verërat, patatja, kulturat aromatike mjekuese, perimet dhe disa të tjera mund të destinohen për eksport. Nëse arrijmë të konsolidojmë sektorin e bujqësisë, mund të rezultojmë me kontigjente të caktuara të eksportit të disa produkteve bujqësore (si rezultat i rritjes së produktivitetit), me ç’rast fitimet do të rriten. Nëse zhvillimi i bujqësisë intensifikohet, rritja e prodhimit të produkteve bujqësore zgjeron sektorë tjerë ekonomikë dhe nuk eksportojmë para të gatshme jashtë vendit.
  7. Bujqësia kërkon politikë tjetër bankare; sigurimi i ushqimit është prioritet, prandaj sektori bankar duhet të sillet përgjegjshëm ndaj fermerëve. Qeveritarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e bujqësisë, andaj duhet të merren masa konkrete për të siguruar që të ardhurat e fermerëve të ruhen në mënyrë të sigurt. Për më tepër, fermerëve duhet tu ofrojmë kredi me norma të ulëta interesi, duke formuar kështu shumë institucione financiare me lehtësira kreditore.
  8. Bujqësia kërkon hulumtime shkencore; hulumtimet shkencore në bujqësi dhe prodhimi ndikojnë reciprokisht në mënyrë pozitive. Shkenca në agronomi materialet kërkimore nga bujqësia dhe si kundërvlerë fermerëve u barten transfere të reja teknologjike në kultivimin e bimëve dhe kafshëve duke ndihmuar rritjen e produktivitetit bujqësor. Kështu, mund të kontrollojmë siç duhet dhe të kultivojmë prodhimet bujqësore që konsumojmë.
  9. Bujqësia ulë pakënaqësitë e shumta; meqë po përjetojmë rritje të ngadaltë në sektorin e bujqësisë, kjo na ka shpie në pakënaqësi të madhe në mes nesh. Një masë e madhe e popullatës është e papunë, dhe të njëjtit përballen me probleme sociale (thjeshtë janë të uritur). Kjo shkallë e paknaqësisë sigurisht që nuk është e mirë për asnjë qeveri demokratike që të drejtojë në mënyrë joefektive ekonominë e brishtë. Gjatë tensioneve politike, progresi bujqësor mund t’u japë shumë njerëzve shpresë për një të nesërme më të mirë. Prandaj, bujqësia është vendimtare në baza sociale dhe politike.

Për këtë rëndësia e bujqësisë në nivelin e ekonomisë kombëtare nuk duhet të nënvlerësohet. Në fakt, nëse sigurimin e ushqimit dhe sigurinë ushqimore e kemi prioritet, atëherë përmes avansimit të bujqësisë do të kontribuonim shumë në ekonominë vendore. Përveç furizimimit të tregjeve vendore me prodhime vendore, mund të shijojmë dhe avantazhet e shumë punësimeve./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme