Search

Rimëkëmbja ekonomike pas COVID në Kosovë

133

Nga Kapllan Xh. Halimi

Në të gjithë botën e moderuar ka filluar një debat lidhur me ngritjen ekonomike të vendeve respektive, ku ne ShBA thuhet se nga depresioni i madh nga vitet e 30-ta nuk ka pasur një nivel më të ulët të ekonomisë se sa ky i ndikuar nga pandemia COVID-19, kurse në Britaninë e Madhe supozohet se do të jete kriza më madhe ekonomike që nga viti 1709 (sipas financial times). Edhe shtetet tjera perëndimore si ato Gjermania, Franca, Italia do të kenë goditjen më të madhe ekonomike që nga lufta e dytë botërore.

Debati mes ekonomistesh të të gjitha ideologjive është duke u bërë se cila mund te jetë ngritja ekonomike pos pandemisë, dhe në mes tjerash ata po argumentojnë një çështje shumë domethënse në këtë krizë ekonomike, gjendja e qëndrueshme e berzës në tregun amerikan si dhe ngritjen në berzë te disa koroporatave të mëdha në kohë pandemie. Gunjan Banerji nga The Wall Street Journal ne artikullin e fundit “ The stock Market is Ignoring the Economy” përshkruan qëndrueshmerinë e berzësë karshi krizesë së madhe ekonomike që po mbretëron në SHBA, dhe pohon se modeli “V-shaped recovery” do të ndihmojë në ngritjen e shpejtë të ekonomisë amerikane pas pandemisë. Edhe drejtori i Bankës së Anglisë Andrew Bailey pohoi se Anglia do të ketë ngritjen sipas modelit të rimkëmbjës V ( V-shaped recovery), kurse Nobelisti ne ekonomi Paul Krugman, kolumnist në New York Times, po argumenton se qëndrueshmëria e berzësë nuk është pasqyrë e saktë e ekonomisë së ShBA-së dhe nuk duhet të bazohet një ngritje e shpejtë e modelit “V-shaped recovery” ne ekonominë më të madhe botërore. Ai po ashtu argumenton se qëndrueshmëria e berzës është fallco dhe se me kohën do të dëshmojë se nuk do të këtë efektin e pritur për të cilin autorët tjerë si Banerji po argumentojnë. Edhe ekonomistë të ndryshëm në Angli kanë hapur debat refuzues ndaj drejtorit te bankës së Anglisë, pasi që ata mendojne së V-shaped recovery nuk mundet të jetë model i duhur i një krize të ngjashme si ajo para 300 viteve.

Çka është modeli V-shape recovery apo Rimëkëmbja në formë V:

V-shape recovery apo Rimëkëmbja në formë V është një lloj recesioni ekonomik dhe rikuperimi që i ngjan një forme “V” në tabelë. Në mënyrë të veçantë, një rikuperim në formë V paraqet formën e një grafiku të masave ekonomike që ekonomistët krijojnë kur shqyrtojnë recesionet dhe rekuperimet. Një rikuperim në formë V përfshin një rënie të mprehtë në këto metrikë të ndjekur nga një rritje e mprehtë në kulmin e saj të mëparshëm.

Por të kthehemi në Kosovë, si do të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendit tonë?

Unë mendoi se rimkëmbja ekonomike e Kosovës është e lidhur ngushtë me nivelin e remitencave nga diaspora e Kosovës e cila jetojnë jashtë. Sipas të dhënave nga vitet e kaluara në Kosovë kanë hyrë më shumë se 800 milion euro në vit nga remitencat dhe se ato kanë mbajtur stabilitetin socio-ekonomik ne vend. Me një papunësi deri në 35 % sipas meje industria e cila ka mbajtur një paqe sociale dhe i ka dhënë shtytje zhvillimit ekonomik në Kosovë ka qene diaspora përmasë remitancave të dërguara në baza vjetore. Pra unë mendoi si grupi i parë i autorëve në një ngritje te shpejtë ekonomike sipas modelit V (V-shaped recovery), nëse në Amerikë ka qëndrueshmëri te berzës dhe disa korporata të mëdha kanë ngritje në këto bërza edhe në kohë pandemie, nësë drejtori i bankës së Anglisë mendon se Anglia mund të këtë zhvillim të njëjtë sipas këtij modeli duke u bazuar në qëndrueshmërinë financiare të një pjese të biznesit në atë vend, edhe unë mendoi se industria e jon e quajtur diaspor dhe remitencat vjetore nëse nuk pësojnë një rënie te konsiderueshme, ne, Kosova do të ketë një ngritje te shpejtë ekonomike pas kësaj pandemie fatkeqe./Gazeta Bujku




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *