spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve gati...

Rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve gati te harxhohen

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar në këta dy sektorë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave njoftuan Ministrin Mustafa se rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve mund të përfundojnë shumë shpejtë nëse nuk sigurohet furnizim i plotë i këtij ushqimi brenda një afati sa më të shkurtër.

Ministri Mustafa ka ndarë shqetësimin me përfaqësuesit e blegtorisë dhe shpezëtarisë duke u zotuar që të angazhohet për koordinim brenda institucioneve të vendit për të gjetur zgjidhje. Njëkohësisht, Ministri i ka njoftuar ata edhe me vendimin e marrë për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019, që për qëllim ka mbrojtjen e të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme