spot_img
HomeBUJKUReshjet e mëdha të shiut dhe breshëri i ditëve të fundit shkaktoi...

Reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri i ditëve të fundit shkaktoi dëme të mëdha bujqësore në komunën e Ferizajt [Foto]

spot_img

Reshje e mëdha të shiut dhe breshëri që kanë rënë ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Një ndër të dëmtuarit është edhe fermeri dhe pronari i fidanishtes “AgroBesi Sh.P.K” Dursim Karalija nga komuna e Ferizajt, të cilit breshëri i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në serat e tij.

Dursimi, i cili të gjithë punën dhe angazhimin në bujqësi e ka pothuajse me mjete të veta financiare. Ai pret që dikush nga Ministria e Bujqësisë apo edhe nga Komuna e Ferizajt të i dalin në ndihmë për t’i kompensuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.

Në mbledhjen e fundit Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1,867,107 euro.

Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020.

Nga kompensimi pritet të përfitojnë bujqit në komunat e: Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaçanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit, por si duket nuk do të përfitojë edhe komuna e Ferizajt./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme