spot_img
HomeBUJKURëndësia e bletëve higjienizuese në mbajtjen e sëmundjeve nën kontroll

Rëndësia e bletëve higjienizuese në mbajtjen e sëmundjeve nën kontroll

spot_img

Sjellja higjienike e bletëve të mjaltit është veti e trashëguar, brez pas brezi, prej se ato jetojnë në tokë. Pa këtë veti të rëndësishme, bletët, zor se do të mund të mbijetonin, deri në ditët e sotme ky mekanizëm i rëndësishëm është i fshehur në gjenet e saj. Është studiuar nga dy shkencëtarë në një laborator në SHBA, është provuar të jetë efektive kundër shumë sëmundjeve të pjellës Pestave Askosferozës (gëlqeres) e shumë sëmundjeve tjera. Kjo veçori kontrollohet nga dy lloje të gjeneve.

Image may contain: 5 people

Njeri gjen është përgjegjës për zbulimin e një qelize të sëmurë, gjeni tjetër është përgjegjës për largimin e larvës së sëmur dhe pastrimin e qelizës. Për secilën mekanizëm gjen përgjegjës dunet të jetë HOMOZYGOT ta merr të njëjtin gjen si nga nëna dhe babai.

Kur bleta merr vetëm nga njeri prind gjenin kjo quhet HETEROZYGOT ajo mund ta bart gjenin por nuk e ka te shprehur.

No automatic alt text available.

Duke u bazuar në këto mundësi ne bletarët, shkencëtarët duhet vetëm t’i përzgjedhim (selektojmë) familjet që e kanë të shprehur ketë lloj sjellje higjienike dhe këto familje të kombinohen në mes vete me një laramani sa më të madhe gjenetike që është shumë i rëndësishëm.

Image may contain: text

Seleksionimi nuk mbaron, vetëm me një kombinim, donë punë sistematike, por nëse ne këmbëngulim dhe vazhdojmë me punë sistematike, pas disa brezash, ne bletët tona do i shndërrojmë jo vetëm në ushtri për të mbledhur mjaltë, por në ushtri vetëmbrojtëse nga shumë sëmundje pa as një lloj medikamenti, vetëm duke zbuluar se cila shoqëri, i ka me të shprehura këto cilësi.

https://www.facebook.com/rrahim.grainca/videos/10216153189015788/

Zbulimi i këtyre cilësive kryhet përmes dy metodave ku baza është e njëjtë dëmtimi i pjellës së mbyllur.

Njëra metodë përdor azotin e lëngshëm për të dëmtuar një numër larvash pas 24 ore shikohet sa larva i ka pastruar.

https://www.facebook.com/rrahim.grainca/videos/10216153189055789/

Metoda e dytë përdor një gjilpërë të hollë dhe përdorët për ta dëmtuar pjellën e mbyllur dhe pas 24 ore shikohet sa larva a janë pastruar, shënohen larvat e dëmtuara dhe krahasohen me ato të pastruara mbi 94 për qind nëse i pastron konsiderohet higjienike.

https://www.facebook.com/rrahim.grainca/videos/10215633169655629/

Ne që merremi me bletët e veçmas bletarët që prodhojmë mbretëresha për nevoja tona, si dhe për treg, në të gjitha trojet tona, është koha për një bashkëpunim në mes vete të zbulojmë sa me shumë shoqëri të tilla higjienike, të prodhojmë nga to për të mirë të kësaj krijese të shkëlqyer dhe pasuri kombëtare BLETËN dhe me kosto me të ulët për të mirën e shëndetit të tyre dhe shëndetin tonë, të konsumojmë produkte të sigurta pa kemikale dhe antibiotik.

Përgatiti: Rrahim Grainca – https://www.facebook.com/Bletarija-Imi-392582137831337// Gazeta Bujku

https://www.facebook.com/rrahim.grainca/videos/10215633343379972/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme