spot_img
HomeKuzhinëReçel kajsie

Reçel kajsie

spot_img

Përbërësit

1.5 kg frut

300 ml ujë

1.5 kg sheqer

10 g limontoz

Hapat

1.Qëroni dhe hiqni bërthamën nga fruti, preni atë në copa apo gjysmë dhe vendoseni  në tigan të madh.

2.Vendoseni ujin dhe sheqerin deri sheqeri te shkrij dhe te filloj te trashet.

3. Hidhni frutin ne sherbet (por pa e prishur formën e frutit)  derisa sheqeri të shpërbëhet.

4. Lëreni të  vlojë dhe vlimi të vazhdojë  deri në arritjen e pikës së përcaktimit kur reçeli  të jetë gati (rreth 20 minuta). Janë 3 teste për të treguar nëse reçeli është i gatshëm  (shih seksionin këshilla).

5.Vendosni limontozin 10 minuta para largimit nga temperatura

6.Mbushini kavanozat  e ngrohta, të sterilizuara dhe të etiketuar.

7.Mbuloni reçelin menjëherë që të përjashtohet depërtimi i ajrit dhe ruani në një vend  të freskët dhe të errët.

8. Dekoroni nëse ju duhet ta dërgoni si dhuratë, duke  ia dhënë kavanozës një pamje  elegante dhe profesionale me mbështjelljen e kapakut me fjongo satin.Vendoseni etiketimin që konsumatori I ri mund  ta identifikojë  atë, së bashku me datën e prodhimit.

Këshilla

Për të testuar momentin e përcaktimit se a është gati reçeli:

Me një lugë të sheqerit vendose reçelin në një pjatë dhe ftohe në frigorifer.Preke me gisht masen e ftohtë, dhe nëse masa rrudhoset dhe formon një lëkurë ajo ka arritur në një pikë të mirë.

Vendose një lug druri në reçel.  Prite disa sekonda , pastaj largoje lugën dhe lejo që masa të pikoj nga lartë-poshtë. Nëse ajo formon një mpiksje të rëndë gjatë rënies, ajo është e gatshme.

Vendose termometrin e sheqerit ne ujë te nxehtë dhe pastaj në masën e reçelit, por mos e prek fundin e tenxheres. Nëse reçeli ka arritur temperaturën 108 °C ajo është gati.

Përdor fruta me kualitet të mirë që është e fortë dhe e shëndoshë, por jo shumë e pjekur. Niveli i pektinës  në frutat shumë të pjekura është shumë e ulët, substancë kjo që përcakton përgatitjen e reçelit.

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme