spot_img
HomeBUJKURacat e rosave

Racat e rosave

spot_img

Si edhe racat e pulave, në bazë të drejtimit të prodhimtarisë, klasifikohen në 3 grupe:

  • Racat për mish (Ajlesbari, Rosa Ruane, Rosa e Pekinit etj.).
  • Racat për vezë (Vrapuesja Indiane, Kaki Kembell, etj.).
  • Racat me veti të kombinuara (Orpington, etj.).

Më të përhapura janë racat për mish, pasi që ato për vezë, përveç që nuk mund ti rrezistojnë konkurencës së vezëve të pulës, është konstatuar rrezikshmëria e bartjes së paratifos (salmonelozës) tek njerëzit që ushqehen me vezë të rosës.

Racat për mish

Këto raca karakterizohen me trup të gjerë, të thellë dhe me muskulatur të gjoksit mirë të zhvilluar. Trupi i tyre anon pak pjerrtas. Racat më të njohura të këtij tipi janë: Ajlesbari (Foto majtas), Rosa Ruane dhe Rosa e Pekinit.

Kohëve të fundit për prodhimtarinë e mishit kryesisht përdoren hibridet nga të cilët më i përhapuri në Evropë është CHERRY VALLEY Ekzistojnë disa tipe të këtij hibridi që më i përhapur është tipi PL-2. Rosakët e këtij tipi gjatë fazës së riprodhimit peshojnë rreth 5 kg kurse femrat rreth 3 kg.

Kategoritë e reja të këtij tipi janë mjaft të përshtatshëm për trashje që në moshën 7 javëshe e arrijnë masën trupore 3.4-3.7 kg me konversion të ushqimit 2.4-2.6 kg. Femrat gjatë 10 muajve prodhojnë rreth 180 vezë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme