spot_img
HomeBUJKURaca e pulave Leghorn

Raca e pulave Leghorn

spot_img

Leghorni është përfaqësues tipik i racave për prodhimtarinë e vezëve dhe është e përhapur në të gjitha kontinentet. Prejardhjen e ka nga pulat Italiane dhe Spanjolle të cilat kultivuesit amerikan i kanë kryqëzuar në mes veti dhe është fituar tipi me prodhimtari të lartë të vezëve.

Gjatë këtij kryqëzimi, varësisht nga ngjyra e puplave të prindërve, janë fituar disa tipe të Leghornit, si:

  • Tipi i bardhë,
  • Tipi i zi,
  • Tipi i verdhë,
  • Tipi i kuq, etj.

Roaming Pulat e Leghorn

Gjatë seleksionimit rëndësi më e madhe i është kushtuar tipit të bardhë, i cili është treguar me potencial më të lartë prodhues dhe me aftësi më të madhe që këtë potencial dhe ngjyrën e bardhë të puplave t’i përcjellë në pasardhës. Në bazë të këtij tipi në Evropë janë krijuar disa tipe të reja: Tipi Anglez, Italian, Gjerman, etj. Sa u përket aftësive prodhuese, asnjëri nga tipet e përmendura nuk mund ta arrijë Leghornin amerikan.

Leghorn Rooster

Vetitë prodhuese – leghorni hyn në grupin e racave të lehta që pulat kanë masë trupore 1,5-2,0 kg, kurse gjelat 2,0-2,5 kg. Mesatarisht jep 240-280 vezë brenda vitit me masë mesatare prej 57-60 g dhe me ngjyrë të bardhë. Është racë e hershme që zogëzat fillojnë të prodhojnë vezë në moshën 5-6 muaj. Kjo racë e ka humbë aftësinë e klloçitjes për shkak të prodhimtarisë së lartë të vezëve si dhe prodhimtarisë së pandërprerë gjatë tërë vitit. Në literaturë përmenden edhe individët e kësaj race që kanë dhënë edhe deri 360 vezë brenda vitit.

Image result for chicken Leghorn

Leghorni mirë e shfrytëzon ushqimin e koncentruar dhe kullosën si dhe mjaft mirë u përshtatet kushteve të mbajtjes intensive. Sa i përket eksterierit, dallohet me kokë të vogël dhe lafshë të thjeshtë fletëzore me ngjyrë të kuqe, qafën e ka me gjatësi mesatare dhe mjaft të fortë, trupi është mirë i zhvilluar e sidomos në pjesën e gjoksit që mjaft mirë u përshtatet kushteve të kultivimit./Gazeta Bujku

Related image

Buff Leghorn

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme