spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e lopëve zi e bardhë gjermane

Raca e lopëve zi e bardhë gjermane

spot_img

Frizisi zi e bardhë Holandez në vitet e gjashtëdhjeta është përhapur edhe në Gjermani, në rajonin e Frizisë, dhe në Gjermani paraqet njërën ndër racat më kryesore për prodhimtarinë e qumështit.

Nëse shikohet evolucioni i kësaj race, shihet se në periudhën 1887-1892 lartësia mesatare e xhidavisë ka qenë 136.9 cm, kurse masa trupore rreth 612 kg. Në vitin 1898-1903 lartësia e xhidavisë ka qenë 136,5 cm, kurse masa trupore 638 kg, me 1904-1914 lartësia e xhidavisë ka qenë 136,3 cm me masë trupore 693 kg, ndërsa në vitin 1924-1936 lartësia e xhidavisë ka qenë 135,2 cm, kurse masa trupore mesatare rreth 693 kg.

Masa trupore e tipit bashkëkohor te lopët e kësaj race është 700-800 kg, ndërsa lartësia e xhidavisë rreth 132 cm, kurse masa trupore mesatare e demave 900-1000 kg, e lartësia e xhidavisë rreth 145 cm. Sot ky gjedh është diç më i ulët, më muskulor dhe me peshë më të lartë trupore krahasuar me gjedhin e më hershëm. Intencat e sotme janë të orientuara në atë drejtim që të krijohen gjedhe të kësaj race me shtim më të madh ditor, me muskulaturë më të zhvilluar dhe me më shumë qumësht, pra është duke u formuar vija e prodhimit qumësht-mish.

Ka prodhimtari mesatare të qumështit rreth 7300 kg me 4.31% yndyrë dhe 3.38% proteina. Sot gjedhi zi e bardh Gjerman është raca udhëheqëse për prodhimtarinë e qumështit në Gjermani dhe është eksportuar në vende të ndryshme të botës si dhe ka rëndësi mjaft të madhe për gjedhtarinë e Kosovës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme