spot_img
HomeIntervistaRaca e lopëve montbeliard një racë e panjohur për fermerët kosovarë

Raca e lopëve montbeliard një racë e panjohur për fermerët kosovarë

spot_img

Raca e lopëve Montbeliard është një racë pak e njohur për tregun  dhe fermerët kosovarë, për këtë më shumë kemi patur rastin të shohim në faqe të ndryshme të huaja apo në rrjetet sociale.

Për t’u njohur më shumë rreth origjinës dhe karakteristikave të kësaj race zhvilluam një bisedë me Shefki Shatri, i cili merret me përmirësimin e racave në Kosovë.

Gazeta Bujku: Z. Shatri, a mund të tregoni me shumë rreth origjinës së racës së lopëve Montbeliard?

Shefki Shatri: Kjo racë është e regjistruar daku kah fundi i viteve 1870-80. Një kryqëzim i simentalit nga Berni zviceranë me racën Abondanc të Francës. Kryesisht e kultivuar në bjeshkët e francezes Jura. Ku lartësia mbidetare arrinë deri në 1200 deri në 400 metra. Është një lopë që ka një peshë trupore 700 deri në 800 kilogramë, me një lartësi të gjidavis 1.65 deri në 1.75 metra.  Me një sasi mesatare të qumështit 9000 kilogramë për 305 ditë të laktacionit. Montbeliard është e njohur edhe për cilësinë e mirë të qumështit që ka yndyrë 4.2 për qind. Kjo racë është e njohur edhe për mish që jep prej 65 deri në 75 për qind të peshës se gjallë.

Gazeta Bujku: Në Kosovë më shumë janë të njohura racat Simentalin dhe Hollshtajnin, ku është dallimi mes racës Monbeliard?

Shefki Shatri: Dallimi është shumë në shumë aspekte. Duhet ta veçoj valorizimi i ushqimit. Aftësia në kullosa, e përshtatshme në çdo klimë, si në lartësi mbidetare, si në vende të ulëta. Jetëgjatësia shkon deri në 13 deri në 15 lindje. Ku Hollshtajni ka 4,5 deri në 6 lindje e pastaj përfundon. Po ashtu cilësia e mishit është e veçantë, i ka eshtrat e hollë për dallim nga Simentali dhe lindjet janë shumë më të lehta.

Gazeta Bujku: Pse vendoset të sillni në Kosovë, nga ju lindi ideja, ku më shumë investohet në kultura tjera se në blegtori?

Shefki Shatri: Po. Në vitin 1989 migrova në Zvicër. Atë vit u punësova në një fermë zvicerane ku rriteshin vetëm lopë të racës Montbeliard.  Tërë kohen mendoja ta kishim në Kosovë. Kur i paramendoja bjeshkët e Kosovës, të ngjashme me bjeshkët e Neuchatelit në Zvicër.

Gazeta Bujku: Ju jeni i pari që sollët Montbeliardin në Kosovë?

Shefki Shatri: Jo.

Gazeta Bujku: Kush pra?

Shefki Shatri: Pas lufte në vitin 2002 kishin ardhur nga Franca 200 krerë lopë të kësaj race. Poe ato lopë u shpërndan tek njerëzit e pa ndërgjegjshëm. Më së shumti ishin shprendarë në Komunën e Lipjanit. Dhe as kush nuk e ka shpjeguar rëndësinë e llojin e kësaj race. Kështu që janë zhdukur, pasi që nuk e kanë sjell edhe gjenetiken përcjellëse.

Gazeta Bujku: Z. Shatri, kur e sollët këtë racë në Kosovë?

Shefki Shatri: Në vitin 2014, fillova me gjenetik. Është punë shumë e mundimshme sepse nuk kisha përkrahje nga tereni. Çmimi ishte i lartë i dozave.  Veterinerët përdornin doza të kontrabanduara me një çmim mizerje 0.50 cent. Ketë vit iu dhurova 500 doza fermerëve. Por e keqja është që as  veterinerët nuk ua mbanin. Ishte i vetmi veterinar Haki Bytyqi që i shpërndau me përkushtim në komunën e Istogut. Pastaj në Suharekë, Kreshnik Rugova e në Gjakovë Ermail Kusari.

Gazeta Bujku: Po lopë a keni sjellë?

Shefki Shatri: Po në vitin 2015, kam sjellë 74 krerë. Dhe janë shpërnda në Ferizaj dhe neë Istog. Janë lopë të shtrenjta, importuesit nuk po shohin llogarinë e tyre. Por me gjenetik mbarsim jemi shtri në gjithë Kosovën.

Gazeta Bujku: Po nga institucionet a keni pas përkrahje apo pengesa?

Shefki Shatri: Kur i kam sjellë lopët kam pas përkrahje administrative. E pengesa nuk kam has kurrë. Unë nuk kërkoj përkrahje por një kontroll ma të madhe në importin e materialit gjenetik. Shumë qarkullojnë fara të kontrabanduara. Ato mua nuk me dëmtojnë por e dëmtojnë fermerin në mënyrë direkte.

Gazeta Bujku: Z. Shatri, pasi jemi të importi i bagëtive që në masë të madhe po importohen sidomos nga Serbia, po ashtu edhe të mishit nga vende të ndryshme si Brazili dhe së fundmi mish i prishur nga Belgjika. Cili është komenti i juaj?

Shefki Shatri: Kosova nuk i mbulon as për së afërmi kërkesat për mish. Kemi nevojë për import. Por importi i kontrabanduar po e dëmton shumë tregun kosovarë dhe fermerin direkt. Që disa vite për mua ka qenë shqetësuese biku 500 kilogramë nga 2.20 euro kilogrami. Shpresoj shumë që në të ardhmen, të ketë ndryshime. Bujqësia dhe blegtoria e Kosovës, mendoj që do të jetë perspektiva ekonomike e Kosovës.

Gazeta Bujku: Ju për çdo vit organizoni vizita me fermerë dhe veterinarë në Francë, me konkretisht në panairin Jura Betail?

Shefki Shatri: Po është e vërtetë, sepse është bërë praktikë e tillë që i ka bind puna që bëhët në Jura Betail, aty kanë mundësi të shohin lopë.

Gazeta Bujku: Sa ka interes apo sa po behet për t’i ruajtur apo kultivuar racat autoktone të Kosovës si e lopëve Busha, deleve Balusha apo e dhive?

Shefki Shatri: Që  nga pas lufta blegtorët kanë shkuar gjithnjë në praktika duke blerë bagëti nga shtetet evropiane. E jo me përtëritjen e stallës nga vet fondi ekzistues. Sa i përket racës autoktone Busha, shumë pak apo hiq nuk është ndërmarr për ruajtjen e saj. Kjo racë është në zhdukje e sipër. Është një dëm i madh t’i zhdukim këto raca. Institucionet dhe qendra gjenetike nuk kanë bërë as gjë për ruajtjen e racës Busha, e mos të flasim për delet Balusha e Bardhoka të Kosovës. Për fat të mirë këto ekzistojnë ende, vetëm me dëshirën e disa fermerëve. Unë mendoj që një lopë Busha duhet të subvencionohet nga 100 euro. E një dele vendore Balusha apo Bardhoka nga 20 deri 25 euro.

Por sido qoftë duhet t’i falënderojmë fermerët e zellshëm që na sigurojnë qumësht dhe mish për fëmijët tonë.

Gazeta Bujku: Cilat janë projektet e juaja për të ardhmen, çfarë planifikoni?

Shefki Shatri: Projektet dhe planifikimet asnjëherë nuk mungojnë, jemi duke punuar me një projekt që e t’i dërgojmë dhjetë fermerë në një shkollë në Francë, në muajt korrik apo gusht.

Gazeta Bujku: Për fund cila është këshilla e juaj për fermerët?

Shefki Shatri: Për mua është e pa arsyeshme të shpërndahen 26 milionë e në të kundërtën të mos përcjellët puna. Po ashtu është shqetësuese kontrabanda. Mendojë që fermerët kanë nevojë për më shumë këshilla dhe mbështetje. kërkojë nga të gjithë fermerët që më mirë është t’i rritin bagëtitë me raca të njohura ndërkombëtare që kanë cilësi të mirë të qumështit dhe mishit siç është raca e njohur Montbeliard, sesa të importojnë nga Serbia apo mish të prishur nga Brazili apo ndonjë vendi tjetër. /Gazeta Bujku

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme