spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e gjedhit Sharole

Raca e gjedhit Sharole

spot_img

Është raca kryesore dhe më e rëndësishme mishatake franceze. Emrin e ka marrë sipas provincës Sharole në Francë. Sipas disa autorëve, prejardhjen e ka prej disa gjedhëve që kanë ardhur në Francë nga Italia. Mirëpo, më vonë, për shkak të fitimit të kafshëve me prekocitet të hershëm, importohet Shorthorni prej Anglisë dhe kryqëzohet me Sharolen tek populacionet primitive dhe në këtë mënyrë arrihet të fitohet raca Sharole me veti të shkëlqyeshme për majmëri.

Raca Sharole është gjedh i madh dhe i rëndë, me kokë të shkurtër e të gjerë, me sy dhe brirë të mbylltë, qafë relativisht të shkurtër dhe muskulore, trup të gjatë e të thellë, me eshtra relativisht të rëndë, me lartësi të xhidavisë rreth 138 cm tek lopët dhe rreth 145 cm tek demat. Masa trupore mesatare e lopëve është rreth 812 kg, kurse e damave rreth 1.100 kg. Në riprodhim hyjnë në moshën 18 muaj. Lëkurën e ka me trashësi mesatare dhe të mbuluar me qime të buta me ngjyrë të bardhë apo krem.

Në një laktacion jep mesatarisht 2.500 kg qumësht, afërsisht 10 kg në ditë. Mjaftë mirë janë të shprehura sasia e muskujve dhe e proteinave në muskuj. Për këto shkaqe Sharole sot është mjaftë e përhapur dhe thuajse është e shpërndarë në të gjitha viset e botës. /Gazeta Bujku

Libri: Blegtoria e Veçantë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme