spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e gjedhit Hereford

Raca e gjedhit Hereford

spot_img

Është racë mishatake me produktivitet të lartë të mishit. Është formuar në krahinën me të njëjtin emër në pjesën perëndimore dhe qendrore të Anglisë. Rrjedhë nga gjedhi i rëndë autokton anglez me ngjyrë të kuqe dhe me brirë të gjatë e të hapur.

Ngjyra e kuqe në të murrme me vijë të bardhë, e cila fillon nga xhidavia dhe që përfshinë kokën (e cila është kryesisht e bardhë), shtrihet kah gjoksi, vazhdon drejtë stomakut dhe arrin deri tek pjesa e pasme e trupit, përfaqëson ngjyrën standarde të racës Hereford.

Raca Hereford mund të jetë me brirë dhe pa brirë (shyte).

Related image

Është racë me madhësi trupore mesatare, me lartësi të xhidavisë 125-130 cm. Masa trupore e krerëve të rritura është 600-650 kg, kurse në gjendje të trashur arrin deri 900 kg. Masa trupore e demave të rritur është 850-1000 kg, kurse e atyre të trashur deri në 1300 kg, me rreze të mishit 60 deri 70%. Kjo është racë me konstitucion të fortë, mirë e shfrytëzon kullosën dhe mund të trashet me ushqim në kullosë (barë). Mjaftë të shprehura i ka gjerësitë dhe thellësitë e trupit, që dallon nga racat tjera mishatake pasi që arrin rezultate të shkëlqyeshme në trashje, si në kushtet intensive ashtu edhe në ato ekstensive të majmërisë.

Related image

Në kuadër të Herefordit, që dallohet me trashje fiziologjike të shprehur, ekzistojnë dy tipe të gjedhëve;

1) tipi me prekocitet të hershëm dhe diç më i rëndë në pjesën e përparme të trupit, dhe

2) tipi me prekocitet të hershëm që është më i ulët e më i gjerë se i pari dhe i përshtatshëm për kushte intensive të majmërisë.

Related image

Prodhimtaria e qumështit tek kjo racë arrin 1200-2000 kg, që është e mjaftueshme për ushqimin e viçit. Kjo racë është e përhapur anembanë botës, sepse shumë lehtë aklimatizohet dhe iu përshtatet mjaftë lehtë kushteve të mbarështimit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme