spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e gjedheve Romanjolla

Raca e gjedheve Romanjolla

spot_img

Është racë Italiane që ka prejardhje nga gjedhi Primigen (Bos Taurus Primigenius). Është krijuar përmes kryqëzimit të lopëve të kësaj race me demat e racës Kianina. Kështu është fituar tipi fisnik i racës Romanjolla i cili kultivohet në ultësira dhe rrafshina, e që karakterizohet me madhësi trupore dhe me prekocitet të hershëm, dhe në anën tjetër tipi Romanjolla i rejoneve kodrinore malore me dimensione më të vogla trupore dhe i cili më tepër përdoret për punë.

Raca Romanjolla është më trup më të ultë dhe masë trupore më të vogël se raca Kianina.

Karakterizohet me thellësi të gjoksit, shpatulla muskuloze, shpinë të gjerë dhe pjesë të pasme të trupit mjaft të zhvilluara. Këmbët i ka relativisht më të shkurtra se raca Kianina. Lopët kanë lartësi mesatare të xhidavisë rreth 144 cm, kurse demat rreth 158 cm. Masa trupore e viçit të porsalindur është 40-50 kg. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme