spot_img
HomeLAJMET E FUNDITQytete në mbarë botën fiken dritat për të shënuar Orën e Tokës

Qytete në mbarë botën fiken dritat për të shënuar Orën e Tokës

spot_img

Kulla Eifel, Shtëpia e Operës në Sidnei dhe Akropoli i lashtë në Athinë u zhytën në errësirë për një orë të shtunën, si pjesë e një fushate globale për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ndikimit shkatërrues në bimë dhe kafshë.

Edicioni i 13-të i Orës së Tokës, organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (WWF), miliona njerëz në 180 vende të botës, fikën dritat e tyre në ora 20:30 për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së ruajtjes së energjisë, mjedisit dhe jetës së egër.

Cities around the world turn off lights to mark Earth Hour

“Ne jemi gjenerata e parë që dimë që bota po shkatërrohet dhe ne mund të jemi të fundit që mund të bëjmë për të,” tha orgnizatori.

Drejtori i WWF-Australia, Dermot O’Gorman, tha për AFP se “Ora e Tokës është lëvizja më e madhe në botë për njerëzit që të ndërmarrin veprime për ndryshimet klimatike”.

“Bëhet fjalë për individë që marrin aksione personale, por bashkohen me qindra miliona njerëz në mbarë botën për të treguar se jo vetëm që kemi nevojë për veprime urgjente për ndryshimet klimatike, por ne duhet të mbrojmë planetin tonë”, shtoi ai.

Dhjetëra kompani anembanë botës thanë se do të merrnin pjesë në fushatën e këtij viti, e cila filloj me fikjen e dritave të qiellgërvishësit në Singapor dhe Porta e Viktorias në Hong Kong.

Vende të tjera botërore që u bashkuan nismës për fikjen e dritave Kulla Eifel në Paris, ndërtesa e Shtetit të Perandorisë në Nju Jork, Burj Khalifa në Dubai, Akropoli në Athinë dhe në sheshin e Kuq në Moskë.

Në Taipei, kryeqyteti i Tajvanit, ndërtesa më e lartë e ishullit, Taipei 101, u bashkua me ndërtesat përreth duke fikur dritat si pjesë e Orës së Tokës. /tesheshi.com/ Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme