spot_img

Qofte

spot_img

Qoftet janë një prej shijeve të domosdoshme në kuzhinën turke. Ato janë një prej ushqimeve, të cilat i gatuajnë në shtëpitë e tyre si të pasurit ashtu edhe skamnorët e që shërbehen edhe në restorante. Sipas burimeve të ndryshme ka rreth 300 lloje të qofteve. Zakonisht ato e marrin emrin sipas vendit ku gatuhen. Pothuajse çdo qytet dhe rajon ka të paktën një lloj të qoftes. Për shembull qofte të Izmiritqofte të Tekirdagutqofte të Sivasit, etj. Me disa fjalë të thjeshta mund të themi se qoftja “është një gjellë që gatuhet me përzierjen e mishit të grirë me erëza”. Gatimi i qofteve ndryshon me shtimin e përbërësve dhe erëzave të tjera dhe me mënyrën e gatimit, ndërsa zakonisht ato e marrin emrin sipas vendit ku gatuhen. Së bashku do të ndajmë me ju recetën për gatimin e qofteve klasike që nuk i takojnë asnjë rajoni.

Përbërësit:

  • 1 kokërr qepë
  • tuli i 2 rriskave të bukës bajate
  • 8-10 degë të majdanozit të grira imët
  • 500 g mish i grirë mesatarisht i dhjamshëm
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 lugë çaji qimnon
  • 1 lugë çaji piper të zi
  • pak kripë

Tani le t’i gatuajmë bashkë qoftet: Për gatimin e qofteve fillimisht lagim tulin e bukës bajate me ujë, e ngjeshim dhe formojmë një masë në formë brumi. Më pas në një enë të thellë e grijmë në rende qepën, të cilës i shtojmë mishin e grirë, tulin e lagur të bukës bajate, vezën, majdanozin e grirë imët, piperin e zi, qimnonin, kripën dhe i përziejmë mirë. Nga ky harxh ndajmë copa të madhësisë së një arre dhe i rrotullojmë për të formuar topa të vegjë, të cilat më pas i shtypim deri në trashësi 1 cm. Këtë e përsërisim me tërë harxhin. Qoftet e përgatitura mund ti pjekim në skarë apo në një tavë me shumë pak yndyrë. I shërbejmë të ngrohta, ju bëftë mirë! /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme