Search

Qofte viçi me pure patatesh

56
Qofte të shëndetshme për të gjithë familjen, falë kësaj recete që vjen sot në Shije dhe enëve të kuzhinës nga Delimano. Mos nguroni të nisni nga puna, për ti shijuar sa më parë!
Përbërësit
  • 350 gr mish viçi
  • qepë e kuqe
  • qepë e verdhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 300 gr thërrime buke
  • vezë
  • majdanoz
  • kripë
  • piper
  • 100 gr miell
  • 30 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle krem djathi
  • 1 gotë ujë
Përgatitja
Grijmë mishin e viçit me grirësen nga Delimano. Më pas grini imët qepët dhe hudhrat.
Në një enë bashkoni mishin e grirë, qepën, hudhrat dhe bukën e grirë. Shtoni gjithashtu vezët, majdanozin, kripën, piperin. I përzieni mirë.
Bëni me dorë format e qofteve dhe i lyeni me pak miell. Tani i skuqni në tiganin nga Delimano.
Prisni dy patate në kubikë të vegjël, i shtoni kripën, gjalpë, 1 gotë ujë dhe kremin e djathit. I zieni dhe i bëni pure duke shtuar nga fundi qumështin.
Merrni një pjatë dhe vendosni një shtresë pure patatesh. Sipër vendosni qoftet që skuqët. Koha për ti shijuar!/shije.al



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *