Search

Punët në bletari gjatë muajit shtator

121

Gjatë muajit shtator duhet të vazhdohet me punët të cilat i kemi filluar e nuk i kemi kryer gjatë muajit gusht si dhe punët e tjera. Duke e pasur parasysh se muaji gusht është i nxehtë dhe me pak të reshura, e që pasojë ka kullosa të varfëra, edhe muaji shtator është i varfër me kullosa dhe temperaturat janë ende të larta. Edhe përkundër këtyre kushteve, bletët megjithëate dalin dhe sjellin nga pak nektar, polen dhe ujë për nevoja të përditshme.

Duke e pasur parasysh se kullosat e varfëra nuk mund të ndikojnë dukshëm në plotësimin e rezervave dimërore, preferohet të kontrollohen rezervat dhe sipas nevojës ato të plotësohen me ushqim të lëngët (sherbet sheqeri) në raport 2:1 në favor të sheqerit.

Shoqëritë e reja mund të dimërojnë si të pavarura nëse kanë së paku 10-12 kg ushqim. Kjo nënkupton që ato shoqëri që kanë pasur kah mesi i gushtit 6 korniza, nga te cilat 4 korniza me ve, larva dhe mbarsim të mbuluar, ndërsa 2 korniza me mjaltë dhe pjalm. Zgjojet më të dobëta rekomandohet të bashkohen me zgjojet tjera mesatare.

Shoqëritë më të forta njëkatëshe është e nevojshme që të kenë 10-12 kg.ushqim. (Kësaj sasie i shtohet minimum biologjik dhe del se për këto zgjoje duhet të kemi sëpaku 15-18 kg ushqim.)

Shoqëritë më të dobëta në nukleus hargjojnë 6-8 kg. ushqim.(Kësaj sasie i shtohet minimumi biologjik 4-6 kg. dhe del se për ketë zgjua duhet të kemi ushqim 10-12 kg.)

Koshereve me bletë nuk preferohet që t`u ndërrohen vendet në vjeshtë gjatë kohës sa ato dalin në fluturim, sepse kështu mund të humbin një numër të konsiderueshëm të bletëve, e që do t`i dobësonte për dimër. Gjatë kësaj kohe është e mundëshme të paraqitën bletët hajdute, grerëzat e tj, prandaj duhet të vazhdohet me masat parandaluese të grabitjës.

Gjatë shtatorit zakonisht bie numri i mbarësimit në koshere, por kjo nuk duhet që t`i shqetësojë bletarët, por ka raste kur paraqitën kullosa të vonshme numri i vezëve e larvave rritet, edhe kjo dukuri nuk duhet të na shqetësoj, sepse kjo dukuri është në favorin tonë, por kjo është një arsye që shoqëritë e tilla duhet që t`i ushqejmë dhe të përfundojmë më së largu gjerë në fund të shtatorit dhe atë në sasi më të mëdha, sepse ushqimi i vonshëm me sasi më të vogla e nxit mëmën që të lëshojë vezë edhe më vonë e çka mund të shprehet negativisht nëse vijnë ditë të ftohëta , të cilat rrezikojnë që të prishen.

Nëse kemi prezencën e varooës, në masë të madhe duhet të vazhdojmë ta luftojmë ate dhe mos ta presim periudhën kur nuk do të kemi mbarsim, sepse atëherë mund të bëhet vonë.

Gjatë këtij muaji nuk është e preferueshme që bletët të transferohen në koshere të reja (vetëm kur është e domosdoshme), për arsye se bletët e kanë përgatitur vendin dhe i kanë mbyllur vrimat me propolis në pjesën ku mendojnë ta formojnë tufën për dimërim, ashtu si u përgjigjet atyre.

Rekomandohet që të gjitha shoqëritë e dobëta, gjatë këtij muaji të transformohen apo të bashkohen, me qëllim që ta evitojmë me kohë dukurinë e grabitjeve të bletëve. (Zakonisht grabitja paraqitet tek shoqëritë e dobëta, të cilat nuk mund të mbrohen).

Nuk preferohet që t’u ndërrohet vendi kornizave me ushqim, vetëm në raste kur është e domosdoshme, kur shoqëria për raste të arsyeshme nuk ka mundur të krijojë radhitjen e nevojshme të kornizave, andaj në ato raste bletari duhet të intervenojë.

Preferohet që t`i kushtohet kujdes zëvendësimit të hojeve të vjetra dhe të dëmtuara, si dhe në mes të korrnizave me hoje ku kanë lindur disa gjenerata, të mos vendosen korniza me hoje të reja. Në raste të tilla hojet e reja do ta luajnë rolin e padëshiruar, të dërrasës ndarëse mes tufës dhe ushqimit. Ky është moment i fundit kur duhet të hiqen hojet e reja nga radhitja, nëse janë të zbrazëta, pa ushqim, nëse kanë sasi të vogel të ushqimit, atëherë vendosen kah fundi I kosherës.

Korrnizat me mbarsim duhet të gjenden në mes të tufës, kurse kornizat me mjaltë dhe pjalm të vendosën afër kornizave me mbarsim. Radhitja e kornizave duhet të planifikohet dhe organizohet në bazë të forcës së shoqërisë.

Gjatë këtijë muaji duhet të eleminohen të metat teknike të koshereve, sepse vijnë ditët e ftohëta dhe me lagështi./Gazeta Bujku




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *