spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit prill

Punët në bletari gjatë muajit prill

spot_img

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë dhe viset të cilat kanë kushtet klimatike të ngjashme)

Muaji prill është i njohur për lulëzimin e pemëve  të ndryshme, si dhe për  fillimin e kullosave më të begatshme për bletët. Gjatë këtij muaji nëna natyrë ofron kullosa  nga të cilat bletët mbledhin nektarin dhe pjalmin e që janë jetike për zhvillimin e vrullshëm të shoqërive të bletëve. Këtë begati natyrore bletët e shfrytëzojnë shumë mirë  duke krijuar rezerva të pjalmit dhe nektarit, i cili kryesisht do të shfrytëzohet për rritjen e gjeneratave të reja të bletëve, dhe si rezervë për periudhat më të varfra me kullosë,  e kjo reflektohet negativisht tek bletët.

Kjo ndodh  kah fundi i prillit kur në masë  të konsiderueshme pakësohet kullosa gjer sa  të vjen faza e dytë  dhe atë nga bimët e livadheve. Preferohet që në këtë kohë dhe në këto situata  të intervenojnë bletarët dhe atë në këto mënyra:

Të vazhdohet me zgjerimin  e  hapësirës së  tufës së shoqërisë, me qëllim të pengimit të fitimit të prirjes së roitjes  natyrale, sepse nëse bëhet vonesa në këtë kohë, më vonë nuk do të mund ta pengojë ( kjo vlen për shoqëritë e forta ).

Të hiqen 1-2 korniza me mjaltë dhe larva (mvarsisht nga fuqia e shoqërisë) dhe të formoni nukleus të ri,  kurse në vend të tyre shtohen  korrniza të reja me petë dylli.

Të zëvendësojë mëmat e vjetra  me mëma të reja, sepse mëmat më të reja se një vjet e kanë prirjen për roitje shumë më të vogël.

Nëse ka amëzor të eliminohen ose nëse kemi nevojë  për ta, të njëjtit i presim dhe i shartojmë në nukleus. Me këtë mënyrë nuk do ta eliminojmë në tërësi prirjen për roitje natyrale, por vetëm do ta prolongojmë – shtyjmë për një kohë.

Ndërrimi i vendeve të  koshereve, nëse ndonjëra ka prirje për roitje, mundëson zvogëlimin e numrit të bletëve mbledhëse  në atë zgjua, ndërsa tjetrën e forcon.

Sipas nevojës vazhdohet me ushqim stimulues.

Shpëtimi i shoqërive nga mëmat e rrejshme dhe  ato mashkullore

Në zgjua krijohet mëma  e rrejshme nga bletët punëtore, të cilat lëshojnë vezë të pa fekonduara prej të cilave  lindin  vetëm brumbujt.

Nëse në zgjua kemi mëmën e bletëve, e cila është e pa fekonduar, ajo lëshon vezë nga të cilat po ashtu lindin vetëm brumbuj, atëherë ajo është mëmë e pafekonduar apo mëmë mashkullore.

Në të dy këto raste veprimi i duhur është që  ato shoqëri të  shkundën  rreth 100 metra larg bletishtës, në mbrëmje, të vendoset  kosherja përsëri në vendin e njëjtë ku do të kthehen përsëri bletët punëtore (mëmat e rrejshme dhe ato mashkullore nuk kthehen) dhe atyre shoqërive u jepet mëma e  re e fekonduar, ose këto shoqëri bashkohen me ndonjë shoqëri tjetër me fuqi mesatare, të cilat i kanë mëmat.

Bashkimi i shoqërive të bletëve

Bashkimi i shoqërive të bletëve  bëhet me qëllim të krijimit të shoqërive të forta  me  mundësi të shfrytëzimit  të kullosave  për prodhimin e mjaltit.

Bashkimi i shoqërive  të bletëve bëhet vetëm kur në bletishte i kemi bletët e shëndosha  dhe pa ndonjë sëmundje.

Bashkimin – përforcimin e bëjmë në atë mënyrë që  nga një zgjua nxjerrim një apo me shume korniza të plotë me larva-mbarsim nga e cila i largojmë të gjitha bletët dhe këtë ia shtojmë  shoqërive më të dobëta.

Përforcimin mund ta bëjmë edhe në atë mënyrë që  nga një zgjua nxjerrim korniza të plotë me larva-mbarsim dhe bletë, por paraprakisht i spërkatim me një aromë, dhe këtë ia shtojmë  shoqërive më të dobëta.

Në vendet ku i kemi marrë  kornizat me larva  vendosim korniza të reja me petë dylli.

Barazimi i shoqërive të bletëve për nga fuqia

Në zgjojet më të dobëta në bletishte gradualisht i shtojmë nga 1 – 2 korniza, me qëllim që t’i shfrytëzojmë sa më mirë për kullosa. Nga zgjojet e dobëta edhe ashtu nuk do të kemi ndonjë dobi të madhe.

Zgjojet e përforcuara duhet t`i kemi nën kontroll që eventualisht mos ta fitojnë prirjen për roitje.

Zgjojet e dobëta i stimulojmë me ushqim të lëngët.

Pjalmi si rezervë

Nëse  gjatë muajit prill kemi kullosë shumë të pasur  dhe grumbullim të madh të  pjalmit, atëherë atë duhet ta mbledhim dhe ta ruajmë si rezervë për më vonë.

Kur vërejmë se bletët mbledhin pjalm në sasi më të mëdha, atëherë vendosim mbledhësit e pjalmit në hyrje të koshereve në mënyrë periodike 1-2 ditë, pastaj pauzojmë po aq kohë  me qëllim që t’u mundësojmë që edhe bletët të mbledhin për nevoja të veta.

Pjalmi i mbledhur duhet të ruhet në frigorifer me ngrirje të thellë -18 °C, (për një kohë më të gjatë i ruan përmbajtësit e vlefshëm ), ose të thahet nën hije e pastaj të ruhet ne vend të thatë e të errët (për 6. muaj humb rreth 30% nga përbërësit e vlefshëm)./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme