spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit maj

Punët në bletari gjatë muajit maj

spot_img

Nga Nehru Salihu, njohës i bletarisë

(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë dhe viset të cilat kanë kushtet klimatike të ngjashme)

Muaji maj është muaji më i mirë si për bletët ashtu edhe për bletarin. Gjatë këtij muaji mund t`i shohim rezultatet e punës sonë, si asaj praktike  ashtu edhe përgatitjet tona teorike, pasi që gjatë këtij muaji kemi kullosat më të theksuara e posaçërisht atë të akacies-bagremit, në disa vende.

Punët që duhet t`i kryej bletari gjatë këtij muaji janë:

  1. Të përfundohen të gjitha punët rreth përgatitjeve për formimin e shoqërive të forta për kullosa intensive, (të bashkohen shoqëritë të cilat nuk janë zhvilluar sa duhet).
  2. Të vazhdohet me pengimin e roitjes natyrale, (të kontrollohen dhe të shtohet hapësira e mjaftueshme për punë të bletëve).
  3. Të krijohen kushte dhe disponim për punë të bletëve duke krijuar ventilimin e mjaftueshëm:

–   Duke hapur hyrjen kur bletët fillojnë të sjellin   nektar.

–   Duke zëvendësuar mëmat e vjetra të bletëve   dhe

–   Duke mbrojtur  kosheret nga dielli i fortë.

Nëse ekziston mundësia,  bletët të afrohen sa më afër kullosës. Kjo bëhet për arsye se:

Nëse kullosa është më afër bletët munden më shpejtë dhe më shpesh të sjellin nektarin në koshere. Pas mbarimit të kullosës bletët të bartën në ndonjë kullosë tjetër,  ku konsiderohet se mund të shfrytëzohet edhe ajo kullosë.

Nëse e shihni të arsyeshme dhe të nevojshme, ia kufizoni hapësirën mëmës për vezë (vetëm atëherë kur prurja e nektarit është në masë të madhe dhe kjo bëhet me rrjetën HANEMAN / DIAFRAGMA, duke e mbajtur mëmën në katin e poshtëm)./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme