spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit korrik

Punët në bletari gjatë muajit korrik

spot_img

Nga Nehru Salihi, njohës i bletarisë

Gjatë muajit korrik ka më pak kullosë në natyrë, pasi që livadhet janë kositur në pjesët e ulëta, kurse në pjesët malore vegjetacioni është i më vonshëm dhe ka kullosa të konsiderueshme, e posaçërisht nëse aty ka bli.

Në përgjithësi gjatë këtij muaji temperaturat janë më të larta të cilat e thajnë nektarin edhe ashtu në kullosë të zvogëluar, në shoqëritë e reja në masë më të madhe bie produktiviteti i mëmave të bletëve për shkak të mungesës së nektarit, prandaj preferohet ushqimi i tyre.

Bletarëve u preferohet se nëse kanë mundësi bletët t`i transferojnë në ndonjë vend më të përshtatshëm ku bletët mund ta shfrytëzojnë ndonjë kullosë ndihmëse.
Me qëllim që t`i mbrojmë bletët që mos të vjen gjer tek dëmtimi i tyre, rekomandohet të ndërmerren këto masa:

– Zgjojet e bletëve të vendosën në vende ku do të kenë hije e sidomos nga mesdita dhe orët e para të pasdites. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë mbi kapakun e zgjojeve të vendosët bar i njomë, sanë apo ndonjë leckë e lagur me qëllim që ta ulim temperaturën e kapakut i cili është nga llamarina dhe thithë rrezet e diellit në masë të madhe.

– Hyrja në koshere të jetë e hapur në tërë gjerësinë, me qëllim të qarkullimit të ajrit të freskët në zgjua.

– Për shkak të temperaturave të larta, kullosa është e varfër dhe kemi rezerva të pamjaftueshme të ushqimit, shoqëritë e reja dhe të dobëta mund të vijnë tek një bllokadë totale, e sidomos nëse i kanë hojet jo të mira, mund të vjen edhe gjer tek lëshuarja e koshers nga komplet shoqëria e bletëve, me qëllim e dëshirë që të gjejnë shpëtim.

Që të mos vjen deri tek kjo dukuri e pa dëshirueshme, gjatë këtij muaji bletëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, e posaçërisht zgjojeve të reja dhe të dobëta. Kjo arrihet me ushqim stimulus, i cili, përpos që do të ju shërbej si ushqim për rritjen e pjellshmërisë, njëherit do të bëjë edhe uljen e temperaturës në zgjua.
– Furnizimi me ujë të freskët duhet të jetë i rregullt. Uji i freskët ndikon në masë të madhe në mbajtjen e disponimit të punues në zgjua si dhe e mbajnë temperaturën e nevojshme në zgjua.

– Vazhdoni prodhimin e mëmave nëse keni nevojë për to.
– Nëse jeni përcaktuar për roitje artificiale, ushqimi me sherbet është i domosdoshëm.
– Nëse i transferoni zgjojet e bletëve në ndonjë terren me kullosë, këtë e bëni në temperaturë më të ulët se 25 °C.
– Transportimin e bletëve bëni vetëm gjatë natës ose nëse moti është me reshje apo vranësira.
–Nëse bëni transportimin e bletëve në kullosa, atëherë duhet paraprakisht ta nxjerrin mjaltin.
– Përgatitjeve për transport duhet t`i kushtohet rëndësi e veçantë, e posaçërisht ventilimit. Tavani i koshers duhet të ketë rrjetë për ventilim me qëllim që mos të nxehën larvat.
– Në zgjojet ku nuk ka rezerva ushqimi, duhet të ushqehen dhe të stimulohen mëmat për rritjen e pjellshmërisë.
– Gjatë këtij muaji edhe varroa e arrin maksimumin e zhvillimit të vet, prandaj duhet ndërmarrë masat e luftimit biologjik.
– Transferimi i bletëve në kullosa të blinit dhe lulediellit duhet ta bëni me kohë.
– Gjatë muajit korrik ndërmerrni masat mbrojtëse edhe ndaj grerëzave dhe dëmtuesve të tjerë të jashtëm./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme