spot_img
HomeBUJKUPunët në bletari gjatë muajit dhjetor

Punët në bletari gjatë muajit dhjetor

spot_img

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

(Për kushtet klimatike të cilat mbretërojnë në Kosovë dhe viset të cilat kanë kushte të ngjashme klimatike)

Gjatë muajit dhjetor bletarët në bletishte kanë pak punë, gjatë këtij muaji thuaja se mbretëron një dimër i vërtetë.

Në dhjetor punët e bletëve sikurse edhe të bletarit janë në minimum. Bletët kujdesën vetëm për krijimin dhe mbajtjen e temperaturës së nevojshme për mbijetesë.

Bletarit i sugjerohet që së paku një herë në javë ta vizitojë bletishten dhe të shoh mos diçka i shqetëson bletët dhe a janë kosheret në gjendje të rregullt.

Nëse temperaturat janë mbi 10°C. atëherë mund edhe të hapë ndonjë kapak të shoh se mos ka hyrë aty ndonjë brejtës etj. Në këtë temperaturë bletët dalin në fluturim pastrues, i cili fluturim ka rëndësi të madhe në luftë me të ftohtin. Parimisht, në këtë kohë bletari nuk preferohet të bëjë ndonjë punë me bletët, por me rastin e ngritjes së kapakut, nëse vëren në ndonjë koshere së ka fekalje të brejtësve ose në dysheme ka bletë të vdekura më shumë se që është normale, atëherë duhet hapur kosherja, të eliminohet miu dhe të pastrohet aq sa mundet dyshemeja, por nëse nuk është miu në pyetje e keni bletë të vdekura, atëherë duhet të konstatohet shkaktari i vdekjës së tyre, (mungesa e ushqimit, ventilimi apo diçka tjetër).

Gjatë këtij muaji është mirë bletët të trajtohen me ACID OXALIK.

Përparësitë e ACIDIT OKSALIK janë: se nuk është i dëmshëm për bletët, dhe se varooa nuk mund të krijoi imunitet ndaj tij. Ky preparat shkatërron sistemin e tretjes së parazitit me çka pengon ushqimin e sajë dhe kështu varroa vdes nga uria.

Trajtimi me ACID OKSALIK të tretur në sherbet 1;1, bëhet vetëm një herë në vit, kur në zgjua nuk ka ve, larva dhe mbarsim të mbyllur. Trajtimi bëhet në pjesën e dytë të NËNTORIT ose në pjesën e parë të DHJETORIT, kur temperaturat janë 0 – 10 °C. Trajtimi është mire të bëhet kur lagështia e ajrit është më e madhe (kur meteorologët parashohin të ketë shi dhe mjegull. Atëherë efekti i ACIDIT OKSALIK është më i madh

Me dozim të saktë dhe përdorim profesional, me ACID OKSALIK arrihet efikasiteti i eliminimit të varroës në masë të madhe, ndodhë edhe gjer në 99%.

Dhjetorin nuk duhet ta kalojmë në pasivitet. Puna e bletarit nuk është vetëm në bletishte, preferohet që gjatë kësaj kohe të siguroni hojet për vitin e ardhshëm, kornizat, telin dhe ato të filloni t`i kompletoni.

Në bazë të mundësive të pajiset me mjetet e nevojshme për punë, të shfletojë dhe kontrollojë ditarin e punës së bletëve, të analizojë sukseset dhe dështimet eventuale të sezonit të kaluar, të bëjë plane për vitin e ardhshëm, të lexojë literaturë profesionale dhe të përcjellë të arriturat e të tjerëve.

Në fund mund të themi se suksesi në bletari nuk varet i tëri nga bletët dhe pajisjet që i kemi. Bletari është faktori kyç dhe bletari i mirë shquhet: nga njohuritë, aftësitë profesionale, dhe disiplina në punë. Nga të gjitha këto në masë të madhe varet suksesi në bletari./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme