spot_img
HomeKuzhinëPulë me kërpudha shiitake

Pulë me kërpudha shiitake

spot_img

Përbërësit:

8 pjesë pule ose gjoks pule pa lëkurë dhe kocka (organik)

Piper dhe kripë për shije

6 lugë caji marjoram

2 lugë gjelle vaj kokosi

2 lugë gjelle vaj ulliri

12 ounce crimini dhe kërpudha shiitake, të prera trashë

1 kupë me qepë të prera hollë

3/4 e kupës lëng pule

1/2 e kremit të rrahur organik

3 lugë gjelle sheri ose marsala (opsionale)

Përgatitja:

Spërkasni pulën me kripën dhe piper e shtoni 2 lugë caji marjoram. Shkrini 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të madh dhe vendoseni nxehtësinë nga e moderuar në të lartë.

Shtoni pulën në tigan dhe përziejeni derisa të gatuhet mirë, rreth 7 minuta për çdo anë. Vendoseni pulën në pjatë dhe mbulojeni me një kapak që të qëndrojë e ngrohtë.

Shkrini një lugë gjelle vaj kokosi me 1 lugë gjelle vaj ulliri në të njëjtin tigan. Shtoni kërpudha, qepë dhe 2 lugë caji marjoram. Përziejeni derisa kërpudhat të jenë bërë të buta dhe kafe, për rreth 6 minuta. Hidhini pak kripë e piper e më pas transferojeni te një tas.

Kombinoni lëngun e pulës, kremin dhe sherin në qoftë se e përdoret dhe 2 lugët e çajit që mbetën nga marjoram-i në të njëjtin tigan, dhe ziejeni derisa të trashet dhe të reduktohet në ½ e kupës, për rreth 5 minuta. Hidhini pak kripë e piper. Ndani kërpudhat me 4 pjata. Hidhini sipër tyre pulën. Më pas hidhni salcën dhe shërbejeni.

Kjo recetë është për 4 persona.

Gazeta Bujku e boton me leje të anilakalleshi.com 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme