spot_img
HomeBUJKUPublikohet raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve në bujqësi në Komunën...

Publikohet raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve në bujqësi në Komunën e Rahovecit

spot_img

PUBLIKOHET RAPORTI I KOMISIONIT PËR VLERËSIMIN E DËMEVE NË BUJQËSI NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe breshrit, komuna e Rahovecit është goditur në masë të madhe ku janë dëmtuar shumë kultura bujqësore.

Me vendim të Kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi janë formuar edhe katër komisione vlerësuese të dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga breshri, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjet, me 19 dhe 20 maj, ku përfshihen edhe dëmet nga reshjet e vazhdueshme të ditëve në vijim pas këtyre datave.

Sipas vlerësimit të komisionit, sipërfaqet e tokave bujqësore të prekura nga breshri janë mbi 700 hektarë dhe përfshijnë këto zona: Rahovec (zona Hamoc), Brestoc, Nagac, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Zaqisht, Retijë dhe Krushë e Madhe. Poashtu, breshër në sasi më të vogël ka pasur edhe në zonat e tjera të komunës sonë.

Në raportin e përgatitur nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, është paraqitur në mënyrë të përgjithësuar: sipërfaqja e dëmtuar, rendimenti i pritur për secilin sektor si dhe vlera e dëmit të shkaktuar e që në total kap shumën: 2,641,100.88€.

Ne, poashtu kemi bërë kërkesë për dëmshpërblim të dëmeve që u janë shkaktuar fermerëve, nga breshëri dhe vërshimet. Kërkesa është parashtruar kundrejt Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të MBPZHR-së, z.Besian Mustafa, ku edhe kemi kërkuar që të ndahet buxhet për t’ju dal në ndihmë fermerëve punëtorë të komunës sonë.

Për më shumë detaje të bashkëngjitur gjeni: Raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, në linkun e mëposhtëm si dhe kërkesën për dëmshpërblim, të fermerëve nga breshri dhe vërshimet:

https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/06/RAPORT-DEMET-NE-BUJQESI-2020.pdf

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme