spot_img
HomeBUJKUPublikohen listat e raporteve të përzgjedhjes të PZHR-së

Publikohen listat e raporteve të përzgjedhjes të PZHR-së

spot_img

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar vlerësimin preliminar dhe tani janë bërë të ditur edhe raportet e përzgjedhjes për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019.

Rezultatet preliminare janë publikuar për këto nën-masa:

MASA: 101 MASA 101: INVESTIMET NË ASETET FIZIKE TË EKONOMIVE BUJQËSORE

• NËN-MASA: 101.1 Pemë Dru frutore

• NËN-MASA: 101.2 Serrat

• NËN-MASA: 101.2.1 Depo për ruajtje të perimeve

• NËN-MASA 101.3.1 Sektori i mishit (trashja e derrave)

• NËN-MASA: 101.3.a Sektori i mishit (trashja e viçave)

• NËN-MASA: 101.4.a Sektori i qumështit (lopë qumështore)

• NËN-MASA: 101.4. Sektori i qumështit (dele dhe dhi)

• NËN-MASA 101.4.c Pikat grumbulluese të qumështit

• NËN-MASA: M 101.6. Sektori i vezëve

MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore

• NËN-MASA 103.3. Përpunimi i qumështit

• NËN-MASA 103.3. Përpunimi i Pemëve dhe Perimeve

• NËN-MASA 103.4. Përpunimi i verës

MASA: 302 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2019

• NËN-MASA: 302.1. – Prodhimi, përpunimi dhe promovimi i mjaltit

• NËN MASA: 302 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2019;

• NËN-MASA: 302.6. – Rritja e Shpezëve për vezë dhe mish

Listat e publikuara janë vetëm lista preliminare, ndërsa listat finale te projekteve të miratuara do të finalizohen dhe do të publikohen pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në teren. Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë. Në këtë fazë nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektorë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar më herët. Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë , sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë. Aplikantët që dëshirojnë të marrin më shumë informata mund të drejtohen në zyret e AZHB-së, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri 15:30. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme